in

Edi Rama i kushton këngë: "Erdogan nuk bën më nëna"

Rilindja e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën në Fier me zaptimin e një tokë për të ndërtuar një spital.

Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë, pasi qëllimi është që spitali i premtuar nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, të përfundojë më 7 prill, pra para zgjedhjeve.

Gjatë 8 viteve në pushtet, përveç propogandës dhe show, Rama nuk mundi të mbajë premtimin për shëndetësi falas dhe kjo u provua në rastin e pandemisë, e cila rrëzoi gjithë propogandën e ngritur nga Rilindja.

Tashmë në prag të zgjedhjeve, Rama arriti të sigurojë një financim për ndërtimin e një spitali, atij të Fierit, edhe pse ka vite që dështon për të gjetur financime.

Pikërisht me nisjen e fushatës, duket se Erdogan i ka bërë një dhuratë, ndërsa Rilindja nxitoi ti tregojë mirënjohjen me një këngë dedikuar Presidentit turk.

‘Erdogan nuk bën më nëna’, thotë këngëtari i polifonisë, Guri Rrokaj.

JA TEKSTI I KËNGËS

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

Lini një Përgjigje

Kërpudha që e lufton kancerin (lat. Inonotus obliquus)

Rusia zemërohet me Shqipërinë dhe premton hakmarrje