in

Edhe përkrahësit e tij, tani e quajnë Putinin një idiot

Ushtria ruse është tërhequr nga Chersoni dhe Ukraina ka rimarrë kryeqytetin e rëndësishëm të provincës.

Ky fakt ka çuar në një ndryshim rrënjësor të humorit në Rusi , siç raporton gazetari dhe autori rus Mikhail Zygar në “ Spiegel ”.

Prandaj, edhe avokatët pro-luftës dhe elita burokratike e kanë pranuar se Vladimir Putin , në pathyeshmërinë e të cilit ata kishin besuar për kaq shumë kohë, tash thonë,  “ka humbur përfundimisht.”

 Askush nuk beson më në shefin e Kremlinit, shkruan Zygar. Deri kohët e fundit, zyrtarët e lartë, biznesmenët ose propagandistët do ta kishin quajtur vetëm “bosi” ose “WW” (iniciale të Putinit: Vladimir Vladimirovich, red.). Por tani ai ka një pseudonim të ri: “Pynja”, që do të thotë diçka si humbës ose idiot “dhe tani me këtë emërtim është jashtëzakonisht popullor”.

Putin tani quhet vetëm “idiot” 

 

Një burim i afërt me administratën presidenciale ruse i tha autorit se Putini është krahasuar edhe me ish- presidentin serb Slobodan Millosheviç, i cili në fund ai u dërgua në Hagë.

Sipas burimit të Zygar, Putini nuk ka gjasa të paraqitet në gjykatë – sepse ai nuk do të jetojë për ta përjetuar atë: “Ai gjithmonë kishte frikë t´i tregonte dobësitë – por tani ai i ka shfaqur ato dhe është e qartë për të gjithë se ai tani do të transferohet. Dhashtë zoti, mos t´i kenë mbetur më shumë se gjashtë muaj.”

Edhe në ushtri ka “inat të madh ndaj gjithë administratës së territoreve të pushtuara dhe operacioneve ushtarake në tërësi”, shkruan Zygar.

Sigurisht, askush nuk dëshiron të ndërmarrë ndonjë veprim real kundër Putinit. Askush nuk është i gatshëm për të “marrë një iniciativë të tillë – por të gjithë janë në pritje të një diçka – je”.

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Policia iraniane vrau edhe tre veta që kërkuan heqjen e shamisë

Dren Abazi: Koncertin ma paska anuluar Erdogani