in

Edhe Irani i bënë thirrje Interpolit që ta ndihmoj në arrestimin e Trampit

Përktheu Valmir Mehmetaj

Irani po i kërkon Interpolit që të lëshojë një “njoftim të kuq” për arrestimin e presidentit Trump dhe 47 zyrtarëve të tjerë të SHBA, duke përmendur vrasjen e shënjestruar një vit më parë të Qassem Soleimani, gjeneral i fuqishëm iranian. Për herë të dytë Irani po kërkon ndihmë për ndalimin e presidentit amerikan.

Në përgjigje të njoftimit të së martës, Interpol përsëriti qëndrimin se nuk i konsideron kërkesat për një njoftim të kuq, që vlerësohet se motivohen nga shqetësime politike ose ushtarake.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian Gholamhossein Esmaili e quajti Trump “fajtorin kryesor” në vrasjen e Soleimani, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr.

“Kërkesa për të lëshuar” Njoftim të Kuq “për 48 persona të përfshirë në vrasjen e dëshmorit Soleimani, përfshirë presidentin e SHBA-ve, si dhe komandantët,  zyrtarët në Pentagon dhe forcat në rajon, iu dorëzuan Interpolit,” tha Esmaili në një konferencë.

Ai shtoi se atentati ishte një “krim terrorist”. Ai tha se kërkesa e njoftimit të kuq gjithashtu përfshin komandantë dhe zyrtarë ushtarakë amerikanë si në rajon ashtu edhe në Pentagon.

Presidenti Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ish Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, kanë thënë se SHBA synuan Soleimani – një arkitekt kryesor i strategjisë së Iranit në konfliktet që përfshijnë SHBA për të parandaluar një kërcënim të afërt.

Trump tha që Soleimani kishte “komplotuar sulme të pashmangshme dhe të mbrapshta” kundër interesave amerikane.

Një hetues i Kombeve të Bashkuara tha verën e kaluar se sulmi i SHBA që synonte Soleimanin në Bagdad “ishte i paligjshëm dhe arbitrar sipas ligjit ndërkombëtar”, si dhe ishte shkelje e sovranitetit të Irakut.

Një njoftim i kuq i Interpolit është një kërkesë për agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të ndihmuar në gjetjen dhe arrestimin e të arratisurve, që kërkohen ose për ndjekje penale të një krimi, ose për të vuajtur një dënim me burg.

Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit i tha NPR, të martën se sipas kushtetutës së organit policor ndërkombëtar, “është rreptësisht e ndaluar që Organizata të ndërmarrë çdo ndërhyrje ose veprimtari të një karakteri politik, ushtarak, fetar ose racor”.

Irani lëshoi kërkesën e tij të parë për të arrestuar presidentin amerikan në qershorin e kaluar. Ndërsa shënoi një vit nga vdekja e gjeneralit dhe të tjerëve që ishin me të, Irani tha se nuk do të ndalet së ndjekuri Trumpin, edhe pasi ai të largohet nga qeveria.

“Trump duhet të paguajë, cilido qoftë pozicioni i tij”, tha shefi i gjyqësorit i Iranit, Ebrahim Raisi, të dielën në mbrëmje, ndërsa Irani shënoi përvjetorin e vrasjes së Soleimani. “Pavarësisht nëse ai kryeson administratën e SHBA apo jo, Trump duhet të përballet me ndëshkim për mizorinë që ai ka kryer,” tha Raisi, sipas gazetës konservatore iraniane Kayhan. National Public Radio. 

 

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani javën e ardhshme shkon në Bruksel

Kryetari i Akademisë të Serbisë: Kosova s’është pjesë jona