Pas disa rasteve pozitive së fundi është rekomanduar nga autoritetet shëndetësore që të vazhdohet mësimi me skenarin C, pra mësim në distancë. Po ashtu në mësim në distancë nga e hëna kalon edhe gjimnazi “Ahmet Gashi”.
E në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka pasur raste pozitive, si pasojë dy klasë do të vijojnë mësimin nga distanca për dy javë.
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka treguar se deri më tash në Prishtinë dhjetë shkolla kanë shkuar me skenarin C, pra mësimin në distancë.
“Deri tash shkollat që kanë shkuar në skenarin C janë: gjimnazi “Ahmet Gashi”, gjimnazi “Sami Frashëri”, shkolla e mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, shkollat fillore “Hasan Prishtina”, “Dardania”, Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Anton Zako Çajupi”, “Azemi e Salihu” dhe “Xhavi Ahmeti”. Institucioni parashkollor “Gëzimi Ynë” dy klasë kalojnë online, por vazhdon pjesa tjetër”, ka thënë Shala, e cila edhe vetë ka treguar se është e infektuar me koronavirus. /KOHA/