in

Edhe dy jetë të shpëtuara në Turqi nga pjesëtarët e FSK-së

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë (FSK), pas një pune vetëmohuese dhe tejet sfiduese, në rrezikshmëri të lartë, së bashku me ekipet e ushtrisë turke, pas 160 orëve kanë arritur të nxjerrin të gjallë  një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, si  dhe pas 162 orëve është nxjerrë edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.

“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, bëhet e ditur në njoftim.

Aksionin e  FSK-së, ministri Mehaj e cilësoi si lajm të mrekullueshëm.

Ai përmes rrjetit social Facebook shfaqi  shpresën se orëve në vijim të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.

Pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit, që goditën Turqinë dhe Sirinë, drejt Turqisë u nis një kontingjenti i FSK-së që përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Më 8 shkurt, në qytetin Hataj, pjesëtarët e FSK-së arritën të shpëtonin një fëmijë 2-vjeçar dhe nënën e fëmijës.

Lini një Përgjigje

Austria dhe Gjermania pezullojë operacionet e shpëtimit në Turqi

SHBA rrëzon një tjetër balonë misterioze