in

Edhe 166 specializantë nisin shkollimin specialistik

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njofton nëpërmjet një shkrimi në Facebook se 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik. Po ashtu ai ka pritur edhe një grup të specializantëve të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin.

Postimi i plotë:

Edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik, lajm i mirë për shëndetësinë dhe shtetin tonë.

Këta specializantë do të nisin specializimet më 1 shkurt dhe janë me financim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot, po ashtu prita një grup të specializantëve të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin.

Entuziazmi dhe pasioni i tyre për të vazhduar specializimin, është për t’u vlerësuar shumë.

Nga marrja e mandatit, e zbatova zotimin tim se asnjë mjek nuk do të jetë pa punë në Kosovë, i pranuam të gjithë aplikantët për specializim dhe konkursi për specializmet do të vazhdojë edhe këtë vit.

Të nderuar specializantë,

Mos e harroni betimin e Hipokratit dhe me ndershmëri t’i shërbeni qytetarit të Republikës të Kosovës dhe çdo pacienti që ka nevojë për ju.

Suksese, ju priftë e mbara!

Lini një Përgjigje

Haradinaj uron Presidentin e inauguruar Biden

Parlamenti malazez voton sërish ligjet e kthyera nga Gjukanoviqi