in

E vranë 22 vjeçarin shqiptar në Londër

Një 22 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë më 1 janar rreth orës 01:20 pas mesnatës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Londër.

Sipas raportimit të BBC-së viktima është Fatjon Oruci.

Nga raporti i autopsisë zbulohet se 22-vjeçari shqiptar ishte rrahur dhe qëlluar disa herë me thikë nga të dyshuarit.

Policia britanike në lidhje me rastin i ka arrestuar dy persona nga Londra një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare.

Ata janë marrë në pyetje dhe autoritetet po vazhdojnë me hetimin e ngjarjes.

Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Qyteti i Skenderajt është mbushur me grafite

Dyfishohet numri i infektimeve me COVID në Shqipëri