in

E. Rama me dy qendrime për Xhakën e Shaqirin

Afrim Krasniqi

Për kujtesë të medias pa kujtesë: më 2018 kur Zvicra fitoi, kryeministri Rama pati dy postime në FB e tij: një me këtë në foto majtas, “Photo of the day” dhe një tjetër ditën pasuese ku me krenari kërkonte mbledhje fondesh për gjobën e marrë nga UEFA për dyshen shqiptare të Zvicrës! Pas 4 vitesh….të njëjtit sportistë, e njëjta ndeshje, i njëjti kryeminister, i njëjti debat dhe KM thotë: “Nuk e kuptoj pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Nëse do të ndaja dy futbollistë me origjinë shqiptare që ne i shohim me admirim, çfarë do të bëja? Do t’i përdorja ata futbollistë për politikë. Dhe do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por edhe të rrezikshëm…Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy qytetarë të atij shteti, dhe të përdoren si mish për top për lloj luftash ballkanike”.Pyetja që mbetet pa përgjigje: cilit KM t’i besojmë? Atij që më 2018 feston me krenari apo atij që më 2022 e quan aktin (+ e tij) “nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm”, “përdorim politik” etj, apo as KM të vitit 2018 dhe as të njëjtit më 2022?Pa koment!

Lini një Përgjigje

Lavrov: NATO është kërcënim serioz për Rusinë

MADHESHTORE!