Adelina Ismaili tërheq gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj, por këtë herë një varëse është bërë shkak për të ndezur një debat të fortë mes këngëtares dhe ndjekësve në rrjete sociale. Në puntatën e fundit të emisionit “Tetë a tetë”, Adelina është shfaqur e veshur me një fustan jeshil dhe sipër tij kishte vendosur një kryq. Kjo varëse nuk ju ka pëlqyer disa prej ndjekësve të saj tru shpëlarëve, pasi sipas tyre është simbol i Serbisë.
“Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i ka komentuar dikush këngëtares.
Adelina ka replikuar me të dhe i ka treguar se në fakt nuk ka lidhje fare me Serbinë, sepse kryqi është edhe i Nënë Terezës.