in

E goditë për vdekje këmbësorin, shoferi ikë nga vendi i aksidentit

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Pejë, pasi është goditur nga një makinë në lëvizje. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, e cila gjithashtu njofton se shoferi pasi ka aksidentuar për vdekje këmbësorin, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 26. 11. 2023  rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i viktimës  SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.

Lini një Përgjigje

Kriza buxhetore sfidë për mbijetesën e koalicionit qeveritar në Gjermani

Rexhep Voka korruptohet nga osmanët