in

E diela, dita e Distria Krasniqit

Pas suksesit të shkëlqyer të Donjeta Sadikut në boks, e diela do të jetë dita e kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Ajo do të zbresë në tatamin e Parisit me synimin për të përsëritur suksesin e saj të tri viteve më parë në Tokio.

Në prag të paraqitjes së saj në këtë Olimpiadë, Distria ka deklaruar se synimi i saj është të ngjitet në podium dhe jo lloji i medaljes. Sidoqoftë, dëshira e saj dhe e të gjithë sportdashësve kosovarë është që ajo të fitojë sërish medaljen e artë.

Si bartëse në këtë Olimpiadë, Distria Krasniqi do t’i nisë garat nga raundi i dytë. Duelet e xhudos fillojnë nga ora 10:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.

Donjeta Sadiku: Në Paris kam ardhur për medalje

Rita Ora "bën namin" në Lituani, mbi 50 mijë persona ndoqën koncertin e saj