in

E deklaruan të vdekur, e moshuara zgjohet kur mbërrin policia

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë Maliq. Një e moshuar rreth 75 vjeç, nuk ka dhënë shenja jete dhe familjarët kanë lajmëruar qendrën shëndetësore në Maliq. Sipas informacioneve edhe infermieri që ka shkuar te banesa e ka konstatuar pa puls.

Pasi u lajmërua policia, në kohën kur këta të fundit shkuan në banesë, e moshuara është përmendur.  75-vjeçarja është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas bluzave të bardha, e moshuara kurohet për shkak të Covid-19.

Lini një Përgjigje

Vuçiq e shpalosi trikon me hartën e Kosovës!

SHBA vret liderin e Al Kaedës