in

Dyshime për vdekjen e ipeshkvit të Kosovës Mark Sopi

Ripostim nga viti 2016-

Në përvjetorin e vdekjes së Ipeshkvit Mark Sopit (tash e 13 vjet) asnjë përkujtim por as veprim konkret të organeve të drejtësisë të vendit apo ndërkombëtarë për shendritjen e vdekjes se dyshimt te Tij, siq pat shkruar Dr. Nikë Gjeloshi, me rastin e 10 vjetorit.Po e ripostojme shkrimin …

Dr. sc. Nikë Gjeloshi

– Në vend të përkujtimit për Ipeshkvin Mark SopinNovember 12, 2015Unë nuk do të shkruaj përkujtim më rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Ipezhvit Mark Sopi. Arsya: Është shkrue e do te shkruhet për kontributin e Tij, si prelat, por nuk është shkruar si vdiq Ai në përpjekje per t’iu lejue ndërtimi i Katedrales?Si shumë mendimtarë qe vepruen gjatë historisë, nga Demonsteni e deri të Rousseau, Kanti, Linkoln, Ch. de Gaulle, J.P. Sartre…, kam veprue kundër rrymimeve të padrejtësive të kohës…

Është e ditur: e para, së Kadedralja simbolizon civilizimin perëndimor, dhe në shqiptaret jemi popull gjeopolitikisht, e, më kulturë historikisht evropian; dhe e dyta, aty ku ka Katedrale në Evropë, aty ka shtet. Kurse, shteti i Kosovës ishte ideal imi dhe i gjeneratave të tëra; ishte një hap i parë drejt unifikimit kombëtarë.Ipezhvi Mark Sopi, si i parë i Kishës Katolike, pas luftës 1998/1999 kundër okupatorit serb, aq shumë u angazhue qe në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë, ta siguron lokacionin për ndërtimin e Katedrales. Për këtë qellim kishte mbështetjen bianco edhe nga Presidenti Dr.Ibrahim Rugova; për çfarë, unë – N.Gj., kisha hudhë idenë, edhe më Rugovën qysh në vitin 1991, qe “pasi te çlirohemi nga okupatori serb duhet ta kemi një truall Katedrale, në një vend të caktuar në Prishtinë…”!Ipezhvi Sopi, shumë herë, do t’i takoj përgjegjësit e Komunës së Prishtinës qe t’i ipet lejendërtimi i Katedrales nga organi kompetent. Më 26 gusht 2005 do të vëhet gurthemeli i Katedrales, në vendin ku sot është ndertue Katedralja “Nënë Tereza”.

I pranishëm ishte edhe presidenti Rugova, i cili, edhe se i sëmurë rendë hudhë më lopatë betonin në Themelin e Saj.Pas takimit të fundit të Ipezhvit Sopi më përgjegjësit e Komunës, më 11 janar 2006, në Zyrën e të parit të Komunës, Ai, do “ligështohet” dhe po atë ditë në QKUK do të ndërron jetë, përkatësisht vdes.Problemi i lejendërtimit dhe lokacionit të Katedrales nuk ishte zgjidhur! Aty do bahet park veturash dhe lojrash për fëmijë e të rijnë deri më 2 shkurt 2007, kur pas shumë përpjekjeve, edhe nga unë – N.Gj., do të nënshkruhet kontrata dhe ipet lejendërtimi i Katedralës “Nënë Tereza”.Heqja e dilemave dhe spekulimeve rreth vdekjës së papritur të Tij, të cilat dëgjohen edhe sot, është e domosdoshme për shqiptarët, në përgjithësi.

Kështu, në vend të përkujtimit të 10 vjetorit të vdekjes së Tij, Prokurori i shtetit të Kosovës ose Prokurori i Eulex-it, do të duhej ta inicionin rihapjen e procedurës post mortem dhe, përmes një expertize examinimi të veçantë mjeko – ligjore, të ipet përgjigjja:– A ishte vdekja e Ipezhvit Mark Sopi më 11 janar 2006 e natyrshme?Shëndritja e vdekjes se papritur e Ipezhvit Sopi, qe ka zgjue dilema e spekulime qe prej së ka vdekë, do t’i qetësojë shpirtrat…,– dhe do jetë e domosdoshme per të gjithë: qytetarët dhe Shtetin – Kosovën!(Publikue në: voal.ch;zeri. info etj.)

Lini një Përgjigje

Paralajmëron SHBA, grupi rus Wagner po shton operacionet jashtë Ukrainës

Rrëfimi i Kurtit për vajzën 7-vjeçare nga Kosova që u gjet e vdekur në një lum në Serbi