in

Dy të vrarë në lagjen Kalabria (Emshir)

Dy persona dyshohet se janë vrarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.

Vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti

Lini një Përgjigje

LDK-ja sot zgjedh kryetarin e ri

Fatmir Sejdiu: Mirë është që të jetë kuvend i mbarë