in

Dy të vdekur nga stuhia Filomena në Spanjë

Dy persona kanë vdekur nga stuhia Filomena në Spanjë, ndërsa trupat ushtarake janë angazhuar për t’i shpëtuar vozitësit e bllokuar nga bora. Kryeqyteti Madrid shënoi reshje rekorde të borës në dekadat e fundit.

Aeroporti i këtij qyteti është mbyllur, ndërsa një ndër rrugët kryesore, Gran Via, e cila zakonisht është shumë e ngarkuar me vetura, tani po shfrytëzohet si pistë skijimi nga skitarët, shkruan Reuters

“T’i shmangim udhëtimet dhe t’i ndjekim udhëzimet e shërbimeve emergjente. Të jemi jashtëzakonisht të kujdesshmë para stuhisë Filomena”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Agjencia Shtetërore e Meteorologjisë tha se kjo është bora më e madhe që ka rënë në Madrid që nga viti 1971. Sidoqoftë, një meteorolog i Radios Kombëtare Spanjolle, i quajtur Jose Miguel Vinas, tha se në Madrid ka rënë borë në trashësi prej 25 deri 50 centimetrash, duke i bërë këto reshjet më të mëdha në Madrid që nga viti 1963.

Lini një Përgjigje

Nesër dhe pasnesër priten përmbytje!

Biden: Ai ka qenë turp për vendin