Raketat e lëshuara gjatë të martës së 15 nëntorit kundër Ukrainës, kanë goditur dy persona në Poloni, që është shtet anëtar i NATO-s, një gjë të tillë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikanë për mediat botërore.
Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, këtë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane
Ai ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë që është anëtare e NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan sky news.
Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller, nuk e ka konfirmuar menjëherë informacionin,
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.
Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë në Poloni.
Ndërkaq, Moska ka lëshuar një numër të madh raketash në Ukrainë të mërkurën, duke lënë jashtë fuqinë për shtatë milionë familje.
Polonia nuk është përfshirë në konflikt, por ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas dhe e ka dënuar gjerësisht luftën, shkruan SN.