Kastriot Marku
Duhet te ndihet e turperuar dhe te mbylle gojen e gjithe Mirdita sonte, e cila u eksitua pak muaj me pare me emerimin ne krye te Kuvendit te Shqiperise te koketes injorante me nota pesa ne diplome, Lindita Nikolles, e cila pranon pa pike turpi te ulet ne nje pritje zyrtare diplomatike ne Turqi pa flamurin e shtetit shqiptar, sipas te gjitha protokolleve zyrtare diplomatike te parashikuara e te njohura nderkombetarisht ne te tilla raste. Kam bindjen se shqiptare dinjitoze te asaj krahine do te dine te reagojne, sepse “rilindja” mjerane e kesaj gruaje ua ka marre fytyren sot te gjithe shqiptareve.
Per me teper qe tipa te tille ushqejne mundohen te ndersejne ndjenja atdhetare e perendimore, pa permendur mandej qendresen ndaj pushtimit osman apo mosleshimin e fese e perralla te tjera te ketij lloji, qe nje grua mjerane i perdhos ne nje dite te vetme. Kjo eshte nje ngjarje e rende e cila cenon rendshem dinjitetin e shtetit shqiptar, ndaj edhe kerkon nje reagim publik te fuqishem qe t’i perplaset ne surrat. Kjo grua e papergjegjshme ne aktin me te pare minimalisht duhet t’u kerkoje ndjese publike zyrtarisht bashkekrahinareve te saj dhe te gjithe popullit shqiptar qe e shkulen flamurin turk te vendosur padrejtesisht vend e pavend.
Pa llogaritur rolin perçmues te shtetit turk ne rastin ne fjale, kryeparlamentarja shqiptare ne detyre, nuk duhej te kishte pranuar kurrsesi te ulej ne bisedime apo te dilte ne konference shtypi zyrtarisht pa pasur ne krah flamurin e shtetit qe perfaqeson. Nderkohe rikujtoj se zonja ne fjale nuk ka harruar te permende pergjate takimeve serish çeshtjen e vellazerise. Aferim!
Bashkësia e Degëve të PSHDK, Zvicër