in

“Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”

sh-deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se atë duhet ta tërheqin zvarrë përndryshe nuk do të pranojë ta mbyllë biznesin e tij në rast se rivendosen masat kundër Covidit.

“Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova

“Nëse dikujt veç i shkon menja qetash me na i mbyll bizneset, me na mbyll nëpër shpija, absolutisht s’kom me u bind”.

Ismaili ka thënë që vetë ai e kishte promovuar kujdesin ndaj Covidit, duke bërë thirrje që të mbyllen brenda dhe t’i marrin masat tjera të nevojshme.

Mirëpo, zemërimi i tij ka ardhur pas tubimeve zgjedhore në kohë të fushatave të partive, ku masat anti-kovid nuk ishin respektuar fare.

“Edhe n’moment qaty dje e ni lajmin që kanë me i shtrëngu prapë masat. Qysh, mas një muji që mledhët turma që nxurrët njerëz?”

“Tash kur s’respektohen rregullat për tubime pse po u dashka me u respektu për të tjerat?”

Ai ritheksoi se e ka ndarë mendjen ta vazhdojë punën pavarësisht vendimit të ri që mund ta marrë qeveria e Kosovës.

“Neve që dojmë me punu, le t’na lajnë me punu”.

Le t’dalin t’i nalin njerëzit që po dalin po shllajfitin pa nevojë”.

Lini një Përgjigje

SHBA do të kërkojë angazhimin në bisedime të Kosovës dhe Serbisë

NASA publikon pamje të reja nga ulja e “Perseverance”