in

Dueli midis dy komandantëve në ditën fatale

Qysh në vjeshtën e vitit 1944 Petar Brajoviqi, me urdhërin e Titos, ishte bërë komandanti suprem i brigadave partizane në Kosovë. Ai ishte graduar në gjeneral kolonel.

Në mëngjesin e 21 shkurtit 1945 ai mori lajmin e shumëpritur: Shaban Polluzha, tani i mbetur me vetëm rreth 40 luftëtarë, ishte rrethuar në tri kulla prej guri në fshatin Terstenik.Në orët e pasditës i erdhën lajme të tjera: rezistenca e të rrethuarve nuk po thyhej dot. Terreni ishte krejtësisht i zhveshur dhe partizanët nuk u ofroheshin dot kullave. I zemëruar Brajoviqi u ngrit në këmbë dhe u tha vartësve të tij: Do të shkoj unë personalisht për ta zanë të gjallë atë plak kokëfortë. 

Mori njësinë e tij dhe brenda dy orësh u shfaq në fushën e betejës. Pjesëmarrës në shumë beteja, Petar Brajoviqi e mbivlerësonte veten.Ai zgjodhi njerëzit më trima nga rradhët e partizanëve dhe u sul në drejtim të kullave ku po mbrohej plaku kokëfortë, siç e quante Shaban Polluzhën. 

Ndërkaq, topi që ishte në prapavijë, godiste papushim kullat që Brajoviqit t’i mundësoj afrimi tek muret e tyre. Kur tanimë ishin pranë cakut dhe Brajoviqi po shtinte me automatikun e tij në hyrje të njërës prej kullave, nga brenda saj u dëgjua bresheria e një mitrolozi, i cili ia këputi të dy këmbët, duke e lënë sakat për gjithë jetën, deri në vdekjen e tij në vitin 1991.

Lini një Përgjigje

Historia tragjike e priftit shqiptar, të cilin myslimanët e quanin engjëll

BE bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë