Sherif Ramabaja
Parlamenti i Kosovës, pas Ukrainës dhe Gazës, është bërë një prej çështjeve kryesore në arenën ndërkombëtare. Kjo po e preokupon edhe Vuçiqin dhe Ramën, kur dihet se ata dy nga Ballkani, ishin gjithnjë në qendër të vëmendjes të komunitetit ndërkombëtar.
Vuçiqi, ishte i vetëdijshëm se ç´mund të ndodhte, po për ta kthyer vëmendjen nga vetja, e dërgoi një ministër nga qeveria e tij në Kosovë që ta fyente UÇK dhe shqiptarët, kurse Rama, në stilin e Enver Hoxhës, së pari e burgosi ithtarin më të madh të vetes Veliajn, pastaj e filloi spastrimin politik të kuadrove të Rilindjes së tij.
Që të dy po luftojnë paralelisht, që ta kthejnë vëmendjen e tyre ndërkombëtare, përkohësisht të humbur. Për një vëmendje të tillë po lufton edhe Dudija. Ajo së pari me paraqitjen e saj bombastike, të fryrjes së buzëve nga botoksi, u mundua ta tërhiqte vëmendjen e mediave, pastaj iu imponua Kurtit që t´ia jepte, në këmbim të komunave boshnjake, votën. Më vonë iu imponua edhe presidentes Osmani, se është personalitete e rëndësishme e Kosovës, pa të cilën nuk mund të zgjidhet kriza e parlamentit.
Tash së fundi sërish doli para mediave vendore e ndërkombëtare duke treguar se nuk i beson Albin Kurtit, por as ai nuk më beson mua, tha Dudija. Takim më ka kërkuar Fatmiri, e kishte fjalën për Limajn dhe më ka pyetur “a don naj post, a naj sen”. Iu përgjigja, tha Dudija: nuk dua as para, as poste, as asgja për vete. Une po du vetëm komunën boshnjake, tha ajo. Kush ma formon komunën, une ia jepi atë që po e kërkon, votën, tha Dudija, pa potencuar se kush do ta udhëheqtë komunën pastaj, ajo apo dikush tjetër. Pozicionin tim e keni të gjithë të njohur, ua bëri me dije edhe njëherë Dudija, duke i ekspozuar linjat trupore, buzët e fryra nga botoksi dhe stilin e një bjondine që din se ç´fletë, pasi zakonisht bjondinat në perëndim merren si të paditura, budallaqe.
Kërkesën e saj pritet që tash ta shqyrtoj Albin Kurti, Presidentja Osmani, Kori Diplomatik i akredituar në Kosovë, Dodik nga Bosnja, Vuçiqi nga Serbia, EU me Këshillin e Evropës, Kongresi Amerikan, Këshilli i Natos, Lista Serbe, kryeministri Rama, Putini, Këshilli i Sigurimit i OKB dhe institucione relevante ndërkombëtare etj. Më në fund këtë kërkesë do ta shqyrtoi edhe sfilita e Heidi Klumit pasi Dudija me pamjen e saj perfeksioniste – bombastike, e ka zgjuar kërshërinë edhe të agjencive kryesore botërore të femrave, modele të botoksit.
Si duket Dudija nuk ia ka besën Kurtit, po Limajt po ia qan hallin, se ku po i dhemb. Tash pritet reagimi i Limajt që të shihet se çka i ka premtuar dhe çfarë po i ofron në qeverisjen e koalicionit të përbashkët. Këtu duhet të jetë interesi i dyanshëm: Dudija po lufton për prestigj të saj kombëtar dhe ndërkombëtar. Një përkrahje të fuqishme pritet ta gëzoi edhe nga kleri mysliman i Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Shqfqet Krasniqin dhe Naim Tërnavën. Ata e dinë se çka kërkon Dudija, po edhe Dudija e din se çka presin ata prej saj. Edhe këtu përfitimi do të jetë i dyanshëm.
Në ditët në vijim priten që delegacione të ndryshme ta vizitojnë parlamentin e Kosovës, megjithëse nuk u bë e njohur, çfarë delegacionesh do të jenë, pasi kohët e fundit, para hyrjes së parlamentit po shihen edhe delegacione të gomarëve. Kosova këtë verë po ngulfatet nga vapa. Shpëtimi pritet nga opozita e vendit së cilës do ti prijë e famshmja, Dudija.
Mars – Rover (Satirë)