Sherif Ramabaja
Dudija në fillim kishte rënë në sy me stilin e saj allaturka. Po me këtë stil dhe qëndrim, u mundua të binte në sy dhe t´i tërhiqte pas vetes edhe parlamentarët. Mediat rozë flisnin për te, shkruanin dhe e ngritnin në qiell, si të ishte një yll i Holivudit. Më vonë kur iu rrit mendja dhe mendoi se u popullarizua, filloi të dal me qëndrime dhe deklarata të fuqishme.
Ia merrte mendja se me klerin mysliman do t´i lëviznin edhe themelet e shtetësisë së Kosovës. Vajzat të lejohen nëpër shkolla, në kopshte, në ahengje, në universitete, në institucione, në pishina, në plazh dhe gjithkund në jetën publike me shami, me ferexhe dhe me kuran në dorë, tha.
Feja dhe kurani duhet të lejohen dhe të mësohen në shkolla, doli me qëndrimin patriotik mysliman. Mendja e saj e tkurrur, që përpos klerit mysliman, të paarsimuarve, analfabetëve, gjysmanalfabetëve, gjeneratave të vjetra mbi 80 – 90 vjeç etj. mendonte se pas vetes do ti ketë edhe të rinjtë që i frekuentojnë xhamitë, të gjithë ata që dalin rrugëve për ta falur bajramin, sikurse bagëtia në kullosë, plakat mbi 100 vjeçare, po shpresonte se ideve të saj do tu bashkohen edhe deputetët e të gjitha partive dhe pse jo edhe masat e popullit. Kështu e ëndërronte veten Dudija, lidere e tërheqjes së masave të popullit.
Dudija ishte në parlament, Dudija ishte në mediat e përditshme, Dudija ishte në radio e televizion, Dudija ishte e pranishme gjithkund dhe çka i mbetej tjetër, përpos të ngjitej në majat e pushtetit dhe ti printe popullit shqiptar.
Ishte harruar nënë Tereza, ishte harruar Shote Galica, ishte harruar Dora Distria, ishte harruar Nexhmie Pagarusha, ishte harruar Tinka Kurti, Irena Papas, ishte harruar Eliza Dushku, Mira Murati, ishte harruar Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dafina Zeqiri, Rita Ora, ishte harruar, Ava Max, ishte harruar, Bebe Rexha, ishte harruar, Dua Lipa, Tuna, Big Mama etj. Ajo tash e tutje ëndërronte, të gjithë betoheshin vetëm në kokën e Dudisë.
Tash kur e mori vesh se parlamenti nuk po konstituohet, mendoi se i erdhi dita. Unë ta jap, i tha Kurtit votën, me një kusht. Dhe kushti i saj ishte: të vendoste ajo se sa komuna boshnjake i donë në Kosovë. Pse jo, të gjithë kanë bërë komuna përpos boshnjakëve, u arsyetua Dudija. Çka bëhet nëse edhe ne formojmë komuna dhe territore nacionale boshnjake. Ju e dini që ne jemi krah jush, i mori me të mirë myslimanët.
Dhe misioni i saj vazhdoi tutje. Unë them ncuk, votën time nuk ia jep askujt. Haradinaj u lajmërua i pari se do ta lejonte Dudën në misionin e saj, me kusht që ai ta merrte pushtetin. PD nuk u deklarua, po sipas sondazheve, as ata nuk do të kishin asgjë kundër, nëse ajo vazhdon të punoi në misionin e saj. Bashkësia Myslimane me Shefqet Krasniqin e Naim Tërnavën përjetë do të qëndrojnë pas saj. Pra nuk dihet se cilët do ta kundërshtonin.
Albin Kurti nuk i ktheu asnjë përgjigje, deri më sot. Nuk i tha as po e as jo. Momentalisht nuk dihet ende qëndrimi i shoqërisë civile dhe i atyre shqiptarëve të pavendosur. Ajo ende nuk i ka humbur shpresat. Shqiptarët më donë mua, u deklarua edhe për mediat e huaja.
Asgjë të keqe nuk do të kishte edhe nëse arrij të bëhem kryeministre, apo presidente e Kosovës. Obama me ngjyrë, arriti të bëhej president i SHBA. Në Gjermani parashihet se në vitet e pesëdhjeta, kryeministri i vendit do të bëhet një turk. Pra as Kosova nuk duhet të ishte kundër kandidimit tim. Jam e mendimit se në misionin tim do më përkrahnin Serbia, Bosnja, Sanxhaku, Mali i Zi, kryeministri Rama, etj. Lehtësim për mua është se jam ftuar nga presidentja Osmani, që ta vizitoi byronë e saj. Ky do të jetë pra hapi im, drejt ngjitjes sime.
Kosova ka nevojë për mua.
Mars – Rover (Satirë)