Sherif Ramabaja
Më ka ardhur dita, mendoi me vete. Njëherë vjen vera kah dera, e kishte kujtuar proverbin popullor. Do të jem e verbër, nëse nuk e shfrytëzoi këtë rast. 24 seanca, 24 dështime. Çmimi vetëm sa vjen, duke u rritur. Më propozuan ta këmbeja votën, me postin e profesoreshës në Maqedoni. Kisha edhe benificione të llojeve të ndryshme, për të cilat nuk dua të deklarohem.
Në fund kur zgjidhjes nuk po i shihet fundi fillova të mendoj me kokën time, personalisht për veten. Pse nuk parashtroi kushte, dhe nuk paraqes kërkesa, sipas aftësisë sime. Kam ushtruar funksione të ndryshme në hierarkinë shtetërore të Kosovës, gjithnjë duke u ngritur.
Kam dhënë deklarata, intervista, kam debatuar dhe kam sugjeruar ide, të cilat të shumtën janë vënë në jetë.
Mjaftonte të dilja me një supozim dhe shumicën e parlamentarëve i kisha pas vetes. Disa nga mëria më thoshin, vetëm pse isha seksi, gjeja mbështetje.
Tash për tash po dal me një propozim të prerë: votën do ta këmbeja me postin e presidentes së vendit. Nuk do të ishte e drejtë ligjore dhe kushtetuese, që vetëm shqiptarët t´i ushtrojnë postet kryesore shtetërore.
Ne kishim rastin kur edhe në SHBA, për herë të parë në histori, Obama me ngjyrë arriti të bëhej president i shtetit, për dallim kur udhëheqësit e Kosovës gjithmonë përpara i zgjedhte Serbia.
Unë së paku nuk jam me ngjyrë, po i takoi një komuniteti të adhuruar nga shqiptarët.
Po u pranua propozimi im dhe po u zgjodha presidente e Kosovës, unë do dal edhe me programin tim të punës, si presidente e parë e një komuniteti tjetër.
Së pari do i vejë në jetë propozimet e mia të mëparshme. Si pikë të parë do ta kem reformimin e sistemit arsimor, duke e futur mësimin fetar mysliman, në të gjitha shkollat e Kosovës. Do ti hapi medresetë myslimane në të gjitha qytetet e Kosovës. Do ta lejoj me ligj mbulimin e vajzave nëpër shkolla, universitete dhe nëpër të gjitha vendet publike. Do ta aprovoi ligjin, kundër diskriminimit të femrës dhe fesë myslimane.
Do ta dhjetëfishoi shtimin dhe mbrojtjen e salafizmit në Kosovë. Do t´i lejoja organizimet, tubimet dhe protestat në mbrojtje të popullit palestinez. Do t´i lejoja formacionet dhe gatishmërinë e atyre që kërkojnë t´i bashkohen Hamasit, në luftë kundër Izraelit.
Dhe në fund do të kërkoja që unë t´i udhëhiqja bisedimet Kosovë Serbi. Kjo kërkesë lidhet me mënyrën e gjetjes së një zgjidhje të përshtatshme dhe konstruktive për të dyja palët.
Mënyra se si po zhvillohen këto bisedime i gjason një maratone të pafund. Unë dua rezultate të shpejta dhe konkrete.
Ky pra do të ishte programi im, në pika të shkurta si presidente e Kosovës. Unë jam e bindur se shumica e popullsisë shqiptare, duke i njohur qëndrimet e mia parimore, do ta përkrahnin këtë program, duke më uruar për angazhimin tim të sinqertë për Kosovën tonë.
Mars – Rover (Satirë)