in

Dua të bëjë homazhe tek shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffery Hovenier, në konferencë për media ka bërë të ditur se sot do të bëjë homazhe tek shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Kur të shkojmë jashtë, dua të bëjë homazhe tek shtatroja e presidentit Rugova, kam ndjerë  që si ambasador i SHBA-së ta bëjë këtë për një personalitet të tillë në historinë e Kosovës”, është shprehur Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Hovenier është pritur sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim mirëseardhës, ku u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Qeverinë e Kosovës në prioritetet që, sipas tij, janë përmendur në Samitin për Demokraci, atë të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të institucioneve.

Lini një Përgjigje

Kosova e kërcënuar nga kriptovalutat, trazirat në Kazakistan u shkaktuan nga to

Presidentja Osmani mirëpret ambasadorin amerikan Hovenier