in

Drita kampion i super ligës së femrave

Edhe javën e kaluar u organizuan të gjitha aktivitetet e parapara, e që ishin 5 sosh, garat ekipore në 3 liga, si dhe 2 top 8 turne, për junior dhe për u21.

Kpp Ahmet Hoxha dhe kpp Drita zhvilluan xhiron e 16-te (te fundit) ekipore, me të cilën u vendos edhe kampioni i superligës së femrave për vitin 2020. Drita me një bilanc përfundimtar me 15 fitore dhe 1 humbje, të cilën humbje e pësuan nga KPP Ahmet Hoxha me rezultat 3:1, që po ashtu përfunduan me 15 fitore dhe 1 humbje. Pasi në sezonin pranveror KPP Drita ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj KPP Ahmet Hoxha, kampioni u përcaktua vetëm pas llogaritjes se diferencës në sete të ndeshjeve individuale 18:15 në favor të KPP Drita, pra në saje të diferencës prej +3 seteve KPP Drita u shpallen kampion.

Lidhja e Prizrenit kampion i ligës së juniorëve

Në xhiron e fundit (18-të) të ligës së juniorëve kampionët në fuqi, Lidhja e Prizrenit u takua me klubin Shkolla Ahmet Hoxha, të cilët janë të pozicionuar në vendin e dytë të ranglistës së juniorëve. Edhe këtë ndeshje talentet nga Prizreni e fituan, e kështu përfunduan garat ekipore me 18 fitore, e kështu mbrojtën titullin e kampionit për vitin e 4-të me radhë.

Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion në kampionatin TOP 8 për JUNIOR/E

Me datën 19.12.2020 në Ferizaj u mbajt turneu për TOP 8 Junior dhe Juniore.

Garat u zhvilluan në atmosfere sportive sipas sistemit secili me secilin, e pas shumë ndeshjeve të barabarta e interesante, kampion u shpallën Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti.

Rezultatet për TOP 8 Junior

1Fatih KarabaxhakuKPP Lidhja e Prizrenit70142Blend HajdariKPP Lidhja e Prizrenit52123Dren ÇerkiniKPP Shkolla Ahmet Hoxha43114Sylejman ÇerkiniKPP Shkolla Ahmet Hoxha43115Rilind GashiKPP Hasan Prishtina43116Adriatik MalokuKPP Shkolla Ahmet Hoxha34107Amir HoxhaKPP Shkolla Ahmet Hoxha1688Anes BehluliKPP Ahmet Hoxha MK077

Alma MehmetiKPP Drita70142Shega HashaniKPP Ahmet Hoxha61133Lene OsmaniKPP Elting Dardania52124Bleona MehmetiKPP Drita34105Adea BabuniKPP Vllaznimi34106Jerina RexhepiKPP Ahmet Hoxha34107Bjondina HasaniKPP Elting Dardania1688Alma HoxhaKPP Ahmet Hoxha077

 

Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion në kampionatin TOP 8 për U1

Me datën 20.12.2020 në Ferizaj u mbajt turneu për TOP 8 – U21, me që rast 8 lojtarët më të mirë të femrave dhe meshkujve garuan secili me secili, për të fituar titullin e më të mirit të këtij turneu prestigjioz, që llogaritet turneun më i vështirë i vitit. Pas 7 xhirove të zhvilluara brenda 4 orësh lojë kampion u shpallen Fatih Karbaxhaku dhe Shega Hashani.

 

Rezultatet për TOP 8 U21

PozitaEmriKlubiFitoreHumbjePikë1Fatih KarabaxhakuKPP Lidhja e Prizrenit70142Kreshnik MahmutiKPP Lidhja e Prizrenit61133Blend HajdariKPP Lidhja e Prizrenit52124Sylejman ÇerkiniKPP Shkolla Ahmet Hoxha34105Elvedin ÇollakoviqKpp Priping34106Petrit DragidellaKpp Priping2597Aulon BivolakuKPP Vushtrria2598Anes BehluliKPP Ahmet Hoxha MK077PozitaEmriKlubiFitoreHumbjePikë1Shega HashaniKPP Drita61132Lene OsmaniKPP Ahmet Hoxha61133Alma MehmetiKPP Ahmet Hoxha52124Jerina RexhepiKPP Elting Dardania52125Bjondina HasaniKPP Ahmet Hoxha MK34106Alma HoxhaKPP Elting Dardania2597Ariola HajdariKPP Vllaznimi1688Bleona MehmetiKPP Ahmet Hoxha077

 

Aktivitetet e ardhshme

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen aktivitetet e fundit për këtë vit. Do të zhvillohen 2 xhirot e fundit të ligës së parë, si dhe do të organizohet turneun TOP 12 për senior dhe TOP 8 për seniore.

Lini një Përgjigje

Izraeli në zgjedhje të reja

Kongresi amerikan ka miratuar një paketë ndihme afër 900 miliard dollarë