Dren Abazi është nga 41 personazhët e librit “41 Sekrete” të autorit Ben Blushi. Artisti ka rrëfyer për Blushin një episod të ndodhur në Tiranë pak kohë më parë.
Ai shkruan se e ka takuar këngëtarin në sheshin Skënderbej në Tiranë ku do të mbante një koncert i cili më pas është shtyrë për shkak të faljes së Bajramit nga ana e besimtarëve myslimanë.
Shkrimi i Ben Blushit:
Qëllova në një lokal në mesnatë. Në Tiranë.Ku je, Ben Blushi, tha Dren Abazi.Dren, ti po këndoje këtu?Unë po këndoja, tha Dreni.Këndo edhe pak për mua dhe miqtë e mi.Shumë vonë, tha Dreni, e mbyllëm.Nuk është shumë vonë, tani fillon nata, thashë unë.
Është ora 1 e natës, tha Dreni.E po, unë po pi dhe një gotë, i thashë.Mbase takohemi nesër, tha Dreni.Nëse zgjohem herët, të bëj një zile dhe një foto, i thashë.Dakord, tha Dreni.
U takuam.A pive shumë dje, pyeti Dreni.Deri në 3, thashë unë.Dukeshe, tha Dreni.Po ti, e pyeta.Unë nuk pi shumë, tha Dreni.Kur ke ardhur në Tiranë?Kisha një koncert.Ou! Nuk e dija.
Ishim te sheshi “Skënderbej”, ishte full, tha Dreni.Do kisha ardhur, i thashë.Pati një ngatërresë, koncerti u shty një javë.Po pse u shty?Ne kishim njoftuar për datën 28 prill dhe u bë në 5 maj.Ça ndodhi?Last minute na njoftuan që koncerti shtyhet me urdhër të Kryeministrisë.Po ç’punë kishin me koncertin tënd?Ngaqë sheshi duhej të ishte gati për faljen e Bajramit.Po Bajrami ishte në datën 2 maj, i thashë.Po skena jonë ishte shumë e madhe dhe nuk do zhvendosej dot në kohë për të zbrazur sheshin.
Paske pasur konkurrencë, i thashë.Nuk e di pse s’na njoftuan më herët, tha Dreni.Ta them unë, i thashë.Ma thuaj, tha Dreni.Këtë vit, Bajrami do falej në Xhaminë e Madhe, ngjitur me Parlamentin.Atëherë, pse u falën në shesh, pyeti Dreni.Sepse Xhamia e Madhe do inaugurohej nga Erdogani.Po Erdogani nuk erdhi?
Pikërisht, thashë unë, meqë Erdogani nuk erdhi, Xhamia nuk u inaugurua dhe myslimanët u falën në sheshin “Skënderbej”.Tani e kuptoj që koncertin ma paska anuluar Erdogani, tha Dren Abazi.Këtë e the ti, i thashë.E po, kështu i bie, tha Dreni.Herë tjetër më fto mua në koncert, që të mos anulohet, thashë unë.Po as ti s’më ke ftuar në festat e tua në Dardhë, tha Dreni.Nga e di ti që kam bërë festa në Dardhë, e pyeta.
Ma ka thënë Ledio me Jonidën, tha Dreni, i kam miq.Ou, Jonida na ka shpëtuar një herë në Dardhë, i thashë.Pse, çfarë ndodhi, pyeti Dreni.Ne kishim marrë një dj shumë të njohur, NU.Nooo… NU është legendary, tha Dreni.Po, por pas 5 këngëve, ai nuk mundi të luajë më.Po habitem, tha Dreni.Na shpëtoi Jonida, ajo luajti për ne dhe ishte fantastike, shumë më mirë se NU, thashë unë.
Jonida është një dj shumë e mirë, tha Dreni.Unë e dua shumë, thashë.Po mua, a do më ftosh kur të bësh festë tjetër në Dardhë?Pa dyshim, thashë unë.Promise, pyeti DreniPromise, thashë unë.Edhe diçka, tha Dreni.Çfarë?Mos m’i nxirr sytë në foto, se i kam të skuqur nga mbrëmë.
Nuk t’i nxjerr, i thashë.Promise, pyeti Dreni.Promise, thashë unë.E fundit, tha Dreni.Çfarë ka akoma, pyeta unë.Mos e trego atë punën e katunarëve, tha Dreni.Nuk e tregoj, thashë unë.Promise, pyeti Dreni.Promise, thashë unë.
ObserverKult


