in

Drejtimi euroatlantik i Kosovës dhe Malit të Zi, vendimtar për sigurinë në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në një takim lamtumirës, Ambasadorin e Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja në një shkrim në Facebook.

Postimi i plotë:

Temë kryesore e bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve tona, ku theksova se mbarëvajtja e drejtimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe Malit të Zi është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Diskutuam për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe rajon dhe për raportet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Thelbësore në këtë aspekt është vazhdimi i projekteve të përbashkëta ndër-kufitare dhe infrastrukturore siç është rruga Deçan-Plavë, që është potencial i zhvillimit ekonomik lokal dhe lidhjeve ndërkombëtare të rajonit.

Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi mbesin të mira, falë edhe rolit të komuniteteve tona në vendet respektive. Është e rëndësishme që të ri-funksionalizojmë Qendrën Zhvillimore të Malit të Zi në Prishtinë, që të jetë në shërbim të të gjitha shoqatave të përfaqësimit të Malit të Zi në Kosovë dhe rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në të njëjtën kohë, diskutuam për situatën në rajon ku potencova që Serbia duhet të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Uashingtonit për njohje reciproke, për t’i dhënë paqen e qëndrueshme rajonit dhe për të nisur një kapitull të ri të fqinjësisë së mirë – me të gjithë, përfshirë Malin e Zi dhe Bosnjën.

Falënderim i veçantë për Ambasadorin Dinosha për gjithë punën dhe angazhimin e tij në mirëmbajtjen e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Lini një Përgjigje

Gjermania pritet të zgjasë masën e izolimit

Kosovë, 4 viktima dhe 307 raste me COVID-19