Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovws përkujtoi Xhemail Mustafën, këshilltarin e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
“Sot u bënë 20 vjet nga vrasja makabre e njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, intelektualit dhe shkrimtarit, Xhemajl Mustafa.
Xhemail Mustafa i takon plejadës së veprimtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për ta jetësuar ëndrrën shekullore për liri, shtet e pavarësi. Ky trinom ishte motivi që e mbajti gjallë punën dhe angazhimin e pashoq të njeriut të urtë e fjalëpakë, deri më datën 23 nëntor të vitit 2000, kur u qëllua për vdekje nga njerëz që u pengonte angazhimi kombëtar i Xhemajl Mustafës. Pas 20 vjetësh familja e intelektualit dhe e guximtarit, Xhemajl Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, kërkojnë drejtësi dhe vënien e kriminelëve para gjyqit. Lavdi jetës dhe veprës së Xhemajl Mustafës!”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.