in

Dr. Tërnava i BIK-ut dhe Dr. Abdixhiku i LDK, bisedime të mundshme për koalicion !

Sherif Ramabaja

Seancat konstituive po dështojnë njëra pas tjetrës. Infektimi i deputetëve të me magji të zezë, si duket i ka tejkaluar përmasat botërore. Ata duken sikur të dresuar apo të hipnotizuar, vetëm për të refuzuar e anuluar, çfarëdo që u del përpara.

Është paraparë që të angazhohen psikologë, sociologë, psikiatër, psyhoterapeut, neurolog, ortoped, ergoterapeut, logoped, priftërinj, pastor, hoxhollarë etj. vendas dhe të jashtëm, që të merren me studime analitike, se sa thellë janë të prekur parlamentarët e Kuvendit të Kosovës nga diagnoza nga e cila po vuajnë, nga seanca në seancë. Po nuk u shëruan, kushedi se ç´mund të pësojnë. Atdheu është në duart e tyre, e ata nuk janë as në tokë as në qiell. As me Serbinë e as me Rusinë. As me Azinë e as me Arabinë, po as me shqiptarinë.

Në kuadër të preokupimit kombëtar dhe parlamentar këto ditë, pikërisht derisa Dr. Tërnava shkëmbente bakllava me Dr. Abdixhikun, për festën e bajramit, kërkuan edhe rrugëdalje me situatën e parlamentarëve. Dr. Tërnava nuk ngurroi që besimtarëve mysliman t´u jepte edhe cilësi patriotike, duke u bazuar se po kritikohen si antikombëtar, antiamerikan, antievropian e antiperendimorë.

 Dr. Tërnava në fund u tregua edhe me cilësi humane duke paraqitur kërkesa që familjeve me 4 fëmijë t´u ndahen banesa shtetërore. Në shikim të parë kërkesë solidare, po ku mbeten pastaj familjet me tre fëmijë, me dy, me një dhe qiftet e martuara, që nesër mund të bëhen prindër.

Mundësitë janë si janë, po ai kryesore dha propozime me mbulesë apo pa mbulesë, nuk ka fort rëndësi.

Disa qytetarë pyetën pse Dr. Tërnava nuk merr asnjë obligim mbi vete nga kërkesat e tilla, kur dihet se BIKU posedon miliona e miliona për ndërtimin e xhamive, patëm nevojë për to apo jo.

 Ose pse fondet milionëshe të BIK ut nuk shkojnë në përmirësimin e jetës së popullit, apo zbutjen e varfërisë, ndërtimin e qendrave spitalore apo ambulancave  shëndetësore. Kujt i shërben BIK – u, pyetën, një pjesë e tyre? Në shërbim të kujt janë Dr. Tërnava dhe Dr. Shefqet Krasniqi, u parashtruan pyetje. I mbrojnë interesat shtetërore të Kosovës, apo u shërbejnë interesave të huaja, kur dihen raportet e tyre me botën arabe, turke, ruse (Kadyrowin e Putinit) serbe, aziatike etj.

A mund të jetë në kuadër të këtij angazhimi edhe urimi i Dr. Abdixhikut dhe politikanëve tjerë, duke e uruar Dr. Tërnavën për festat e bajramave.

Dr. Abdixhiku mund të ketë edhe synime tjera. Ai po preokupohet për Kosovën,

 për Veriun e Kosovës, për fatin e vendit, për konstituimin e parlamentit, për zgjedhjet e reja, për marrjen e pushtetit, e shumë gjëra tjera, që lidhen me fatet e popullit shqiptar. Për t´i arritur këto synime ai e di se elektorati nuk ha bar, prandaj i duhet edhe ndihma e Dr. Tërnavës me BIK – un.

Ata përbëjnë fuqi, financiare, fetare, ideologjike, propagandistike por edhe politike. Qëllimi i tyre përfundimtar është që ta sjellin Turqinë dhe Arabinë në trojet shqiptare. Këtë e kërkonte edhe haxhi Qamili menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai kishte arritur t´i tubonte të gjithë tru – shpërlarët që të ngriteshin në luftë qytetare, për kthimin e Turqisë.

Shtrohet pyetja, a punojnë për të njëjtin qëllim edhe sot ideologët Dr. Tërnava dhe Dr. Shefqet Krasniqi. Ndoshta po, por me metoda dhe taktikë tjetër: duke ia fshirë trurin rinisë me ideologji islamiste dhe pastaj terreni do të ishte i gatshëm, për zbarkim. A mos po punojnë me prapavijë të njejtë edhe shumë politikan dhe parti politike në Kosovë, apo vetëm po na duket ashtu. Kush do ta mbrojë Kosovën nga ideologjia islamiste, (e cila është edhe më e rrezikshme se ideologjia komuniste e fashiste ) me siguri Dr. Abdixhiku jo…. ! A mund ta zëvendësoi, apo ta udhëheqë ky politikën e Rugovës…? Këtë duhet ta dijë LDK.

Mars – Rover (Satirë)

Tragjedia në Austri, flet nga Graci mjekja shqiptare Rina Demjaha

Kosova shënon Ditën e Çlirimit