in

Donika Gërvalla–Schwarz, priti ministrin grek Dendias

Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, priti sot në Prishtinë, ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Gjatë takimit u diskutua në katër sy për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë si dhe proceset e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Në vazhdim, ata diskutuan edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Greqisë dhe potencialin e madh për thellimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.Nga takimi, doli vlerësimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve duke besuar se ky takim do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Greqisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë.

Takimin e ka bërë të ditur edhe kryediplomati grek, Dendias përmes një postimi në Twitter.

Ai shkroi se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiven e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Lini një Përgjigje

Pesë vendet më të mira, për të punuar dhe jetuar në Europë

Mαsαkra në Don Bosko/ 10-vjeçarja pa vrαsjen e gjyshes së saj