in

Donika Gervalla: Nuk kam qenë, as nuk jam dëshmitare e Hagës

Kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvallen e kanë pyetur gazetarët nëse është dëshmitare e Gjykatës Speciale.

Shkurtimisht, Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, iu është përgjigjur gazetarëve.

Ajo tha se nuk ka qenë e as nuk është dëshmitare e Speciales.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, tha Gërvalla. 

Lini një Përgjigje

Shefi i diplomacisë kroate mbështetje për heqjen e vizave

A po paguajmë mbrojtjen e vrasësve të Kolonel Krasniqit, Xhemajl Musfatës…