Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Përveq Fr. Lorencë Mazrekut, donatorët kryesor për ndërtimin e kishës Shna Ndout në Gjakovë ishin Kryezinjtë.
Në Revistën Fetare dhe Kulturore DRITA botuar në Nëntor-Dhjetor 1982, në Ferizaj, në artikullin e titulluar “Shenjtërorja e Shna Ndout në Gjakovë 1882-1982” në mes të tjerash thuhet: Shenjtëroren e sotme të Shna Ndout e ndërtoj Fr. Lorenc Mazreku, OFM.
Më 13.06.1930 u bekue guri i themelit. Më 13.06.1931 nga i njëjti Atë Lorenci, u celebrue mesha e parë në te, kur e bekoi kishën. Gjatë asaj meshe qenë rrëfye dhe kungue më se 1000 vetë. Kjo shenjtërore është ndërtuar me ndihmat e popullit të krishterë dhe të shqiptarëve të fesë islame. Një nga mirëbërësit ishte edhe Gani Beg-Kryeziu i Gjakovës.
Me donacionet e tyre siç theksuam përveç Fr. Lorencë Mazrekut dalloheshin Kryezinjtë:
Fr.Shtjefën Gjeçovë Kryeziu OFM………. ……5.000 Din.
Gani Beg Kryeziu nga Gjakova………………. ..3.000 Din.
Të përcjellur nga:
Fr.Tomo Dzaja,famullitar në Zllakuqan…………2.000 Din
Fr.Filip Paliq,famullitar në Gllogjan…………….2.000 Din
Famillia e Janjevës ………………………………1.120 Din
Famillia e Shkupit ………………………………..1.150 Din
Një mirëbërës i panjohur………………………….1.000 Din
Fr.Leka Filiq,famullitar në Zym …………………1.000 Din
Pal Lumezi,mësues në Pejë……………………….1.000 Din
Gjon Apolonia…………………………………….1.000 Din
Mark Mjeda……………………………………….1.000 Din
Frrok Tanushi nga Brekovaci….………………….1.300 Din
Shenjtëroren e Shna Ndout françeskanët e mbajtën gjer në vdekje të Patër Lorencit 1943,
ndërsa famullinë e kishin në kujdes priftërinjtë dioqezanë. Kardinali i njohur Faulhaber dikur pat thënë: ”Kisha nuk është MUR që ndan Krishtin nga shpirtrat, por ajo është URË që lidhë shpirtrat me Shpëtimtarin”.
Kisha e Shna Andout në Gjakovë mund të quhet vërtet ekumenike, sepse aty njerëzit e besimeve dhe kombësive të ndryshme e ndiejnë vetën si një familje e bashkuar,e cila i lutet dhe kërkon ndihmë nga Ai nëpërmjet Shna Ndout.