in

Donald Trump fajtor për të gjitha akuzat në gjyqin penal historik

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është dënuar për falsifikimin e dokumenteve të biznesit, në gjyqin e parë kriminal të një ish-presidenti, raporton BBC.

Kjo është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që një ish-president dënohet për një krim. Pas verdiktit, Trump e quajti vendimin një “turp” dhe sulmoi gjykatësin Merchan, i cili e udhëhoqi rastin.

12 anëtarët e jurisë menduan për dy ditë para se të arrinin në një verdikt unaninim.

Gjykata dëgjoi 22 dëshmitarë gjatë gjashtë javëve, duke përfshirë Stormy Daniels, e cila pretendohet se kishte kaluar një “natë seksi” me Trumpin dhe që ishte në qendër të këtij rasti.

Trump u akuzua për fshehjen e një pagese të bërë nga ish-avokati i tij për të blerë heshtjen e ish-yllit të filmit, pak para zgjedhjeve të vitit 2016.

Ai kishte deklaruar pafajësinë dhe pretendonte se akuza ishte politikisht e motivuar.

Ndërsa ‘NBCNews’ njofton se Trump-i do të dënohet më 11 korrik, katër ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane. Ai përballet me dënime që variojnë nga një gjobë deri në katër vjet burg për secilën akuzë, megjithëse pritet që ai të dënohet për veprat njëkohësisht dhe jo në mënyrë të njëpasnjëshme.

Lini një Përgjigje

Gykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar në Rinas

Forcat amerikane dhe britanike bombardojnë rebelët Houthi