in

Dogana parandaloi një rast të kontrabandës me pije në Jarinje

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Jarinje.

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan. 

Shoferi fillimisht kishte deklaruar se kamioni ishte i zbraztë dhe nuk po transporton mallra.

Dogana spjegon se kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë.

“Gjatë kontrollit, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si birra rreth 750 litra, pije energjike rreth 200 litra, pije të gazuara rreth 120 litra, lëngje të ndryshme 350 litra”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se kamioni dhe malli janë sjellë me përcjellje në terminalin doganor dhe janë nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave.

Tabaku: Zhvlerësimi i euros, rezultat i pastrimit të parave në ndertime

OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve