Sherif Ramabaja
Christian Schmidt, përfaqësuesi i EU, ia dizajnoi pasaportën Dodikut. Schmidt është një gjerman. Kjo, si e interpretojnë serbët, nuk është shenjë e mirë për ta. Ata i urrejnë gjermanët. Gjermania, po sipas serbëve, më 1941 e kishte sulmuar Serbinë, për këtë ata llogariten si armiq të popullit serb. Dhe tash kjo armiqësi, nga serbët, lidhet edhe me dënimin e Dodikut. Vuçiqit po i tymon nga të gjitha anët. Si ta mbroj tash Dodikun, kur presioni nga perëndimi do të rritet që të arrestohet .
Në fund të fundit, do ti ofroi strehim në Serbi. Rolin e tij për konsultime me Moskën e Putinin, i duhet tash e tutje tia besoj racistit tjetër Vulinit. Ai ka qasje të shkëlqyeshme me Moskën.
Vulin për Vuçiqin, është sikurse Kadyrow për Putinin, qen i qartën. Që të dy, apo të katërtit, shkelin mbi kufoma. Botës Serbe, me pasaportën e burgut për Dodikun, të dizajnuar nga Schmidt, po i dridhen themelet. Edhe presidenti Trump e ka ndërruar qasjen ndaj Putint. Si duket pas ultimatumit, i cili do të përfundoi së shpejti, priten sanksione të fuqishme ndaj Moskës. Sanksionet do të lidhen edhe ndaj shteteve, të cilat e blejnë edhe bëjnë tregti me naftën ruse.
Nga paniku që e ka kapluar Vuçiqin, po i përsëritë refrenet e tij bajate: unë nuk do lejoj poshtërimin e popullit serb, deklaron sa herë që i vjen puna ngushtë Vuçiqit. Na keni mbështetur për muri. Na keni bombarduar, na e keni rrëmbyer Kosovën, e tash popullit serb në Bosnje, po ia burgosni përfaqësuesit e tij. Si të durohet kjo. Serbia do të mbrohet, deklaron Vuçiqi, kurse Dodiku ishte edhe më i qartë: unë nuk do ta respektoi vendimin e gjykatës dhe do të kërkoi ndihmë nga Moska dhe Serbia. Unë mbetem president, deklaroi ai.
Moska e Putini, ndodhen vetë në halle të papërballueshme. Ukraina jo që nuk po dorëzohet, por po e intensifikon luftën ndaj Moskës. Kjo është shenjë e keqe edhe për Vuçiqin. Me fitoren eventuale të Rusisë mbi Ukrainën, i shtonte gjasat që njësoj edhe ky të vepronte ndaj Kosovës. Këtë e thoshte haptas. I duhej vetëm momenti i volitshëm gjeostrategjik ndërkombëtar. Me investimet së bashku me Turqinë e shtetet arabe, në ideologjinë islamiste në Kosovë, angazhohej intenzivisht që sa më shumë ta largoi Kosovën nga perëndimi, në mënyrë që ripushtimi të zhvillohej në heshtje, pa reagimin e fuqishëm të perëndimit.
Kjo strategji e tij e ka dëmtuar dhe po e dëmton Kosovën, duke krijuar përçarje fetare e ideologjike në Kosovë, po tezat e tilla serbe gjithnjë kanë pësuar fiasko. Shqiptarët ndoshta me mund, po gjithherë kanë arritur ti tejkalojnë implikimet e paramenduara serbe. Bërthama shqiptare me shekuj u ka përballuar sulmeve të tilla, pra edhe kësaj here pretendimeve të Vuçiqëve, do tu përballoi me sukses. Dizajnimet e pasaportave, për racistët serb, do vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kjo do të duhej të ndodhte edhe për Vuçiqin.