Shkruan: Muhamedin Kullashi
BE-ja manifeston një varg dobësishë në procesin e dialogut Kosovë-Sërbi, në veçanti viteve të fundit.Në radhë të parë u bë e dukshme, tani e sa vite, se asaj i mungonte zëri për të reaguar ndaj një politike gjithnjë e më agresive të presidentit të Sërbisë Vucic ndaj Kosovës. Ai nuk nguronte që në fjalimet e tij, drejtuar masave serbe, të bëjë elozhet e Milosevicit (te Ujmani, fjala vjen,si zonë kufitare me Kosovën). E njëherit të kërcënojë për shkak të « rezikimit permanent të sërbëve të Kosovës nga shqiptarët.
» Në fjalimet e tij ai përdorte skemat dhe « argumentet » e fjalimeve të Milosecivit për gadishmërinë e tij që të ndërhyjë « për t’i mbrojtur » pakicat serbe në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë. Në të njëjtën kohë ai kishte organizuar që më parë struktura paramilitare sebe të cilat ishin të teledirigjuara nga Beogradi : agresionet ushtarake mbi ato vende do të shoqërohen me krime masive mbi civilët joserb, të cilat e tronditën botën.Është e habitshme që zyrtarët e lartë të BE-së sot « harrojn » zotimet që i morën paraardhësit e tyre ndaj Kosovës në vitin 1999, zotime që mbështeten në vlerat dhe parimet e saj.Të përkujtojë se ishte presidenti i Francës Jacques Chirac ai që shprehu fuqishëm arsyet e ndërhyrjes kundër regjimit serb : “Kemi marr vendim t’i japim fund praktikave barbare të regjimit serb, spastrimeve etnike, masakrave dhe dëbimeve masive të shqiptarëve nga Kosova. Ai thekson se vendet perëndimore kanë vendosur t’i kundërvihen « vullnetit metodik » të regjimit serb « për ta zhdukur tërë një popull. » Këto praktika saktëson Chirac « përkujtojn orët më errëta të barbarisë. Sikur t’i pranonim këto praktika dëshmitarë të cilave jemi, kjo do të thoshte të humbasim shpirtin tonë, të lejojmë që gangrena e të pathënshmes (« l’innommable ») të vendoset sërish në kontinentin tonë.
».Zyrtarët e sotëm të BE-së e kanë për obligim t’i kujtojn angazhimet dhe qëndrimet që kanë marr karshi Kosovës si shtet i pavarur dhe karshi perspektivës evropiane të Ballkanit. Të mos fshihen mbrapa një roli thjesht « lehtësues » të dialogut. Përballë kërkesave dhe synimeve të hapura të presidentit të Sërbisë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës dhe ndryshimin e kufijëve zyrtarët e BE- së duhet ta artikulojn një qëndrim të përgjegjëshëm, i mbështetur në vlerat dhe parimet e saj.Aq më tepër pse BE-ja mblodhi guximin t’ kundërvihet, këtë vit, agresionit të Rusisë mbi Ukrainën ; aq më tepër pse e di se rreth veriut të Kosovës është i pranishëm ndikimi i Rusisë në forma të ndryshme me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe Ballkanit.Është rrethanë e volitshme që aleatja e Evropës SHBA-a, me zërin e z. Escobar, e tha qartë se në procesin e dialogut Sërbia duhet ta ketë parasyshë Kushtetutën e Kosovës. Është po kështu shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në përgjithësi kur NATO iu përgjigj kërcënimit të Vucicit me përdorimin e ushtrisë « për t’i mbrojtur sërbët » me një mesazh të qartë dhe preciz drejtuar shtatmadhorisë së ushtrisë sërbe .