Kur Ismajl Qemali e shpalli pavarësinë e Shqipërisë, grupe grekofilesh dhe turkofilesh të dhunshëm, nisen ta fyenin e ta tallnin të parin e Shqipërisë në rrugë. U bënë të dhunshëm e të rrezikshëm edhe në krahinë.
-Merri trimat tuaj dhe qetësojë këta maskarenj, – i tha Qemali Isa Boletinit, -por mos i prishë, -që kuptonte mos i vrit. Ushtarët e Isa Boletinit ishin bërthama e parë e ushtrisë shqiptare.
I rrahu Isa Boletini me kopaçe shpinës e me shqelma në të prapme faqezitë. Me të 400 ushtarët e vet i qetësoi edhe rebelët në jug që donin ta kthenin Dovletin e grekun.
Sikur ti kishim djemtë e Isa Boletinit në bregdet, kur dikush i provokon shqiptarët e Kosovës me këngë të kohës se Millosheviqit, mirë do të ishte,-me tha miku im.
Mbeta pa frymë me këtë përngjasim historik.