in

Dje në Ulqin u varros me nderime prof.dr Bahri Brisku, Mandela i shqiptarëve të Malit të Zi

Shkruan avokati Zanfir Kryeziu

Të dielen me nderime u varrosë në Ulqin, prof. dr. Bahri Brisku, Mandela i shqiptarve të Malit Zi, bashkëthemeluesi dhe nënkryetari i partisë së UNIKOMB-it, të cilës i prinin atdhetarët e dëshmuar Mr.Halil Alidema dhe Mr.Ukshin Hoti. Në ceromonin e varrimit në emër të Shoqatës së ish të burgosurve politik të Kosovës me kryetar Hidajet Hyseni, me bashkëveprimtarët Zymer Neziri, Binak Ulaj, Meriman Braha, Gani Krasniqi dhe Berat Luzha, fjalën e rastit e mbajti Mehmet Bardhi i cili në mes tjerash tha:

E nderuara familje Brisku, ndarja nga jeta e anëtarit tuaj të denjë dhe mikut e bashkëvuajtësit tonë të çmuar, na pikloi thellë. Bahriu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare për të cilën ka sakrifikuar aq shumë. Ju familjarve dhe ne bashkëveprimtar- ve të tij, le t’na shërbej si ngushllim veprimtaria e tij atdhetare, kulturore dhe shkencore. I inspiruar nga demostratat në Kosovë dhe Maqedoni të vitit 1968, i ndjeri prof.dr.Bahri Brisku organizoj dhe udhheqi në Ulqin demostratat e nxënsëve 3 qershorit të vitit 1969 si shprehje e paknaqësisë së popullit shqiptar të Malit të Zi për pozitën e tyre. Demonstratat e nxënsëve të 3 qershorit të vitit 1969 në Ulqin, i zunë strukturat shtetërore të papërgatitura. Ata në panik u munduan që fajin t’ua vënë nxënësve nga Kosova por shërbimet sekrete së shpejti identifikuan dhe arrestuan organizatorin të demonstrative të ndjerin Bahri Brisku.

Me rastin e ceromonisë së pranimit të të ndjerit Bahri Brisku si anëtar i Akademisë së Shkenca- ve dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane mbajtur në Detroit të SHBA-sëGjekë Gjonaj në mes tjerash tha:

Kur njeriu në një afat të shkurtër kohor përjeton ngjarje të këndshme domethënëse në jetë dhe në krijimtari natyrshëm mund të quhet fatlum. I tillë është protagonisti i kësaj mbrëmje albanologu, shkrimtari, poeti, studiuesi, folkloristi, gazetari dhe atdhetari ynë tashmë i njohur edhe në rrafshin mbarëkombëtar prof.dr.Bahri Brisku.Ky intelektual i mirëfilltë muajëve të fundit më duket mjaft i përmbushur shpirtërisht dhe emocionalisht, ndoshta si rrallë ndonjëherë më parë, për tri arsye.

Së pari profesori ynë i nderuar pak muaj më parë u pranua anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane në një ceremoni të zhvilluar në Detriot, e cila në përbërje të saj ka emra të shquar të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare, me motivacion “Për rezultatet e larta të arritura në botimet e t’ija në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.” Ky vlerësim i madh që iu bë profesor Briskut është rezultat i punës së tij të suksesshme shumëvjeçare në fushën e letrave shqipe,por edhe e veprimtarisë së tij të bujshme patriotike, e cila është shembull për brezat e ri shqiptar se si duhet të luftojnë për mbrojtjen e të drejtave tona kombëtare.

Së dyti Bahri Brisku sot feston 80 – vjetorin e lindjes, përvjetor që besoj do ta lakmonim të gjithë sikur të gëzonim shëndetin mjaft të mirë të profesorit.

Së treti ky personalitet i dha kulturës kombëtare shqiptare edhe një tjetër vepër të çmuar „Këngë popullore të shqiptarëve në Mal të Zi“, fryt i një përkushtimi të thellë dhe pasioni të madh ndaj krijimtarisë gojore të shiptarëve ne  këtë shtet.

Të gjithë i kemi dëgjuar thëniet :”Populli është pasuria më e madhe. Ai është i mënçuri, ai është      i zgjuari, ai e ka urtinë ashtu, origjinale”. Ne, kemi vetëm një detyrë: ta njohim, ta mbledhim e ta botojmë këtë urti. Dhe pikërisht këtë e bëri me shumë dashuri Bahri Brisku, i cili në një takim të fundit me buzëqeshje sinqërisht më tha:“ Ky libër që unë kam botuar nuk është imi,është i popu- llit tim.Unë, vetëm e kam shkruar, – për besë! Autori kësaj pune të madhe, shumë të lodhshme por me vlerë kombëtare iu qas në vitet 50-ta të shekullit të kaluar kur shërbente si mësues në vendlindjen e tij në Krajë, të cilën ai e vlerësonte si djepin e folklorit të shqiptarëve në Mal të Zi. Prej atëherë gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së tij ishte “ bleta” që mblodhi “ nektarin” më të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi , letërsinë dhe traditën e tyre gojore, etnografike dhe folklorike, këtë thesar të çmuar popullor për ne dhe brezat e ardhshme. Gjithë këtë punë, lëvizje,gjurmim i shënoi me laps në fletore dhe me një magnetofon,të cilat vazhdimisht i mbante në krah fshatrave të thella të Ulqinit, të Anës së Malit, të Krajës, të Tivarit, të Malësisë së Madhe ( Hot, Grudë, Triesh e Kojë), të Plavës, dhe të Gucisë.Edhe pse në kohë të vështira, pa infrastrukturë të duhur rrugore, shpesh pa automjete ky dashamir i kulturës shqiptare nuk ndiente lodhje. Përkundrazi mbledhja e folklorit nga këngëtarë e rrëfimtarë të shumtë i jepte kënaqësi, frymëzim, pasion, vullnet e forcë. Sepse e dinte fare mirë se në këtë mënyrë është duke bërë një punë të madhe. 

Në shoqërimin e folkloristit të ndjerë Lorenc Antonit i nxitur nga figura poliedrike e kulturës shqiptare Anton Çeta, themelues i Arkivit Folklorik të Institutit Albanologjik të Prishtinës, pastaj të rrjetit të bashkëpunëtorëve të jashtëm nga trevat e gjera të shqiptarëve në ish Jugosllavi, pjesë e të cilit ishte edhe profesor Bahriu, bashkë me mbledhësit e tjerë të folklorit nga radhët e shqip- tarëve në Mal të Zi Imzot Simon Filipajn, Ismail Dodën, Patër Zef Jankajn, Anton Berishën, Pjetër Gjuravçajn, Mirash Gojçajn, Idriz Ulajn e ndonjë tjetër, duke qëndruar me ditë të tëra në oda të burrave nëpër fshatra të ndryshme shqiptare bëri të mundur jo vetëm grumbullimin e këtij thesari popullor,por edhe sistemimin dhe botimin e pjesërishëm të tij fillimisht në revistën “ Gjurmime albanologjike – Folklor dhe Etnologji ”. Ndërkohë ky material folklorik i shërbeu profesor Bahriut të magjistrojë në temën“ Lirika popullore Ulqin – Shestan- Bregu i Bunës”                  dhe të doktorojë në temën” Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare”. 

Në këtë përmbledhje të vëllimshme prej 630 faqesh e cila tash sheh dritën e botimit në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe siç thashë më parë 80-vjetorit të lindjes së autorit janë përfshirë këngët e djepit, këngët dhe lojërat e fëmijëve, këngët satirike, këngët e punës, këngët e dashurisë, këngët e dasmës, këngët e Rilindjes Kombëtare, këngët popullore për ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vajtimet, këngët e mërgimit, baladat, këngët qytetare dhe këngët epike të kreshnikëve.

 Prof. Dr.Bahri Brisku me veprimtarinë e tij krijuese shkencore dhe atdhetare pa dyshim mbetet një figurë e nderuar dhe e rëndësishme e kulturës shqiptare.Një personalitet i respektuar i arsimit, një dritë rrezatuese e shqiptarisë e atdhedashurisë. Ai la gjurmë të pashlyeshme edhe në fushën e gazetarisë, detarisë së Ulqinit, mbledhjes së kulturës popullore,në fushën e krijimtarisë së prozës e poezisë artistike e gojore. Ai e kreu me sukses detyrën e shenjtë në shërbim të kombit dhe atdheut të vet.Profesor, në përfundim tha Gjekë Gjonaj, Ju falenderoj për punën shumë të mirë  që keni bërë. Ju përgëzoj nga shpirti për qëllimet fisnike që i keni vënë vetës.Ju dëshiroj mbi të gjitha shëndet dhe mbetem me shpresë që së bashku do të festojmë edhe 85- vjetorin tuaj, me një botim të ri, pse jo. 

 

 

Lini një Përgjigje

Ku janë ngjashmëritë e istrianëve e të shqiptarëve

Gërvalla në Londër: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit