Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, do të publikojë një libër me kujtime më 6 prill.
Libri do të quhet “Beautiful Things” (“Gjëra të bukura”) dhe në të do të bëhet fjalë më së shumti për përpjekjet e tij kundër abuzimit me substanca narkotike, shkruan Daily Mail.
Hunter Biden ka qenë disa herë i sulmuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa financat e tij kanë qenë objekt hetimi nga Departamenti i Drejtësisë.