in

Ditët e Nënës Terezë

Skënder Asani

Në historinë moderne të shtetndërrimit, kontributi i shqiptarëve të Kroacisë ka qenë impresionues. Duke marrë pjesë në proceset politike ata shpërfaqën gjthë talentin dhe përkushtimin ndaj çështjes shqiptare.Si pjesëmarrës i Ditëve të së Shenjtes Nëna Tereze, dua të shprehi gjithë respektin dhe faleninderimin tim ndaj elitës shqiptare në Kroaci e cila edhe përmes një aktiviteti të tillë po demonstron pjekuri kombëtare e kulturore në artikulimin e drejt të kauzave tona civilizuese…Kjo dëshmon se fryma e Nënës Tereze është gjallë edhe sot. Ajo në rrugëtimin e saj të shenjtë, pas Shkupit, stacionin e parë e pati Zagrebin.Gonxhja e Shkupit solli në Zagreb dhe përcolli gjithkund në botë frymën e diversitetit të besimeve dhe traditave.Zagrebi dhe gjithë Kroacia më vonë do të bëhet strehë e ngrohtë e qindra pjesëtarëve të komunitetit të Nënës Tereze nga Shkupi. Duke ndjekë gjurmët e hapave të Nënës Tereze, ata bartën farën e mbijetesës , duke i ikur proceseve shkombetarizuese qe ishin zhvillu dekada më parë në Maqedoni…. Komuniteti i Nënës Tereze në Kroaci sot gëzon respektin dhe meritat për të gjitha zhvillimet emancipuese që janë kryer këtu dhe më gjerë…

Zagreb, 12. 11. 2022

Lini një Përgjigje

Produktet e Kosovës do të jenë në tregun e Lituanisë

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë