in

Dita evropiane e përkujtimit të viktimave në sistemet totalitare!

Shkruan: Arben Rogova

Popujt e tjerë europian, dënuan me Rezoluta parlamentare sistemet e tyre komuniste, ndërsa Kosova që ishte nga vendet më të goditura, nuk mundi ta aprovonte një Rezolutë që t’i denonte të gjitha ato krime, që ishin bërë ndaj shqiptarëve.

23 Gushti ështe dita e përkujtimit të viktimave nga regjimet totalitare në Europë. Regjimet totalitare / komuniste të shekullit të kaluar u karakterizuan nga terrori i kryer midis kombeve të ndryshme, por kjo shtypje kurrë nuk u quajt “terror”. Fjala “terrorist apo armik” vlente për ata që kundërshtonin diktaturat, ndërsa për oficerët e policisë dhe agjentët e shërbimit sekret nuk vlente. Shërbimet sekrete gjithnjë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e shtetit, dhe ato ishin mekanizmat kryesore të aparatit shtypës të këtyre regjimeve. Ato u përdoren kryesisht për të përhapur frikë mes njerëzve dhe për ta kontrolluar regjimin më lehtë. Dhe në emër të regjimit kryen terror dhe shtypje duke arrestuar miliona njerëz të pafajshëm të cilët akuzoheshin si armiq të popullit. Në Jugosllavinë socialiste të gjitha krimet që janë bërë si gjatë luftës dhe pas saj, ishin kopje besnike e modelit sovjetik. Edhe në Kosovë e trojet të tjera shqiptare në ish-YU ishin bërë këto veprimeqë: likuidime të intelektualëve, vrasjet e oponenteve politik, proceset e montuara gjyqësore, burgosjet dhe likuidimet e emigrantëve politikë.

Gjatë kohës së luftës komunistët në Kosovë i kanë shfrytëzu ekzekutimet si mjet për qerim hesapësh me persona të padëshiruar. Ndërsa në fund të luftës dhe pas luftës kanë bërë ekzekutime masive, shpejt dhe me efikasitet ashtu siç rekomandonte kreu i PKJ-së. Në çdo vend, fshat apo lokacion, kishin filluar programin me “tradhtarët vendore” mbi bazen e listave të pregaditura paraprakisht. Gjyqet e të arrestuarve ishin thjesht një formalitet dhe farsë. Pavarësisht nga shkalla e fajit, ata janë dënuar me vdekje, ndërsa në shumicën e rasteve nuk ka të dhëna nga gjykatat.

Në këtë datë, ne shqiptarët në Kosovë kemi shumë për të kujtuar, viktimat e dhunen nga sistemi jugosllavë. Burgosjet e maltretimet nga organet e sigurisë në raport me popujt e tjerë ishin të tmerrshme. Shqiptarët nga 12 % sa ishin në përbërje të YU-së, merrnin pjesë me 90 % në numrin e të burgosurve politik. Kurse me gjatësinë kohore janë dënuar me mbi 650 shekuj.

Popujt e tjerë europian, dënuan me Rezoluta parlamentare sistemet e tyre komuniste, ndërsa Kosova që ishte nga vendet më të goditura, nuk mundi ta aprovonte një Rezolutë që t’i denonte të gjitha ato krime, që ishin bërë ndaj shqiptarëve. Ne kemi ngecur sikur nuk kishte ndodhur asgje për 45 vite. Duket se debati dhe dënimi i këtyre krimeve është një proces i vështirë, sepse tek klasa politike dhe shoqëria kosovare ende ka hezitim për tu përballë me realitetin e hidhur. Tani të gjithë shqiptarët e kan kuptuar se komunizmi i kishte rrënjët në Moskë, kurse Beogradi ishte qendra ballkanike. Atëherë pse hezitohet të aprovohet Rezoluta, kur gojen e kemi plotë Amerikë, NATO e Europë!!! Bota që na ndihmojë në luftë e pavarësi, ka konkluduar se komunizmi me qendër në Moskë kishte qëllimin final pansllavizmin. Andaj të aprovohet Rezoluta që dënon krimet e komunizmit!!!

— Në vijim gjeni listen të udhëheqësve komunist në Kosovë nga 1937-1990

● Sekretarët e Komitetit Rajonal të PKJ-së për Kosovë e Metohi

Miladin Popoviq – korrik 1937 – dhjetor 1937

Petar Radoviq  – dhjetor 1937 – gusht 1939

Miladin Popoviq – shtator 1939 – korrik 1941

Boro Vukmiroviç – korrik 1941 – prill 1943

Pavle Joviçeviq – prill 1943 – 15 tetor 1944

Miladin Popoviq – 15 tetor 1944 – 13 mars 1945

Gjorgje /Gjoka Pajkoviq – 23 mars 1945 – maj 1945

● Sekretarët e Komitetit Rajonal të PK Serbisë për Kosovë e Metohi

Gjorgje/Gjoka Pajkoviq – maj 1945 – shkurt 1956

Dushan Mugosha – shkurt 1956 – 16 qershor 1965

● Sekretarët e Komitetit Krahinor të PK Serbisë për Kosovë e Metohi

Veli Deva – 16 qershor 1965 – 15 nëntor 1968

● Kryetarët e Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës

Veli Deva – 15 nëntor 1968 – 28 qershor 1971

Mahmut Bakalli – 28 qershor 1971 – 6 maj 1981

Veli Deva – 6 maj 1981 – qershor 1982

Sinan Hasani – qershor 1982 – maj 1983

Iljaz Kurteshi – maj 1983 – mars 1984

Svetislav Dolashević – mars 1984 – maj 1985

Kol Shiroka – maj 1985 – maj 1986

Azem Vlasi – maj 1986 – maj 1988

Kaçusha Jashari – maj 1988 – 17 nëntor 1988 – dorëheqje

Ramzi Kolgeci – 17 nëntor 1988 – 27 janar 1989 UD

Rrahman Morina – 27 janar 1989 – korrik 1990.

Veprimtaria letrare e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadaresë do të ruhet në Arkivat shqiptare

Kronika e mbijetesës apo Kronika e një kohe të egër!