Në Serbi, vazhdojnë protestat masive kundër qeverisë. Protesta e gjashtë me radhë u mbajt sot në Beograd.
Qindra e mijëra protestues u mblodhën para Kuvendit të Serbisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjet masive që kaun ndodhur në Serbi në muajin maj.
Gazetarja e RTK-së në Beograd, Anamari Repiq, në edicionin qendror të lajmeve,në lidhje direkte nga kryeqyteti serb tha se nga ora 18:00, protestuesit, opozita, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë e studentë, janë mbledhur pranë ndërtesave qeveritare.
Ajo tha se protestuesit kërkojnë përgjegjësi për atë që ka ndodhur duke deklaruar se në serbi, është edhe atmosferë e dhunës.