in

Disa të vrarë nga të shtënat me armë në SHBA

Një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Luiston, Mein, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë së paku 16 njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë, raporton agjencia Associated Press.

Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.

I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Mein.

Sipas një dokumenti, të rishikuar nga Associated Press, i cili i ishte dërguar oficerëve të sundimit të ligjit, Cardi ishte shtrirë në një qendër të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.

Dokumenti nuk ka ofruar të dhëna specifike për tretmanin apo gjendjen e tij.

Në dokument, po ashtu, thuhej se Card kishte raportuar se po dëgjonte zëra dhe se kishte kërcënuar se do të shtinte me armë zjarri në bazën stërvitore ushtarake në Sako, Mein.

Zyra e sherifit i publikoi dy fotografi të të dyshuarit në faqen e vet në Facebook, ku shihej një sulmues duke u futur në një ndërtesë teksa e mbante lart pushkën. Autoritetet thanë se të shtënat nisën pak para orës 19:00 të mërkurën.

Lini një Përgjigje

Buxhovi: Në Kosovë dominon vehabizmi, po rrezikohet identiteti kombëtar

18 të vrarë nga sulmi masiv, i dyshuari në arrati