Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ndërmarrja “Prishtina Parking” po fillon me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkingjeve në zonën qendër.
Rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim me datën 19 e 20 dhjetor deri në përfundim të punimeve.
Ahmeti apelon te drejtuesit e automjeteve që qarkullimin dhe parkimin e veturave ta planifikojnë e të mos pengojnë në zhvillimin e punimeve.