in

Disa njerëz i shisnin armët dhe paratë i kanë fshehur në varreza që t’i përdorin pas lufte

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se disa njerëz kanë sabotuar Adem Jasharin, luftën dhe pas luftës kanë ardhë në krye të luftës, dhe u mbushën me pushtet si dhe privatizuan UÇK-në.

Ai shkruan se disa nuk dinë shkrim e lexim dhe janë dekoruar me gradën e Gjeneralit.

Tutje, Halilaj shkruan se, armatimi që vinte nga diaspora në portin e Durrësit është shitur, ndërsa paratë i kanë fshehur në varreza që t’i përdorin pas luftës.

VETËRAN TË DASHUR

Çka do t’i them gjeneratave që vijnë. Kur disa njerëz  që sabotuan Adem Jasharin, luftën dhe pas luftën i vem në krye të luftës, i mbushëm pushtet pas luftë, dhe lejuam të privatizojnë UÇK-në, dhe ta përdhosin deri në gjendjën të cilen është sot.

Çudi-disa njerëz që nuk dinin shkrim/lexim “e që nuk dijnë as sot” ne i dekoruam me gradën e GJENERALIT, pa parë SHKA, gjatë luftës asnjëherë pos në televizor.

Si lejuam që disa njerëz, ku armët qe vinin nga shtetët e perëndimit i shisnin sapo mbërrinin në Portin e Durrësit, ndërsa paratë i fshehnin në varreza për t’i përdorur pas lufte.

Si do tu them brezave që vijnë, që janë vjedhur paratë e popullit edhe të Varrit të Adem Jasharit dhe ne kemi heshtur, mos të them duartrokitur.

Si do tu themi brezave lidhur  priten e Zahir Pajazitit, që kurrë nuk kërkuam llogari nga askush për të.

Si disa njerëz me metoda të Eleminimit të kundërshtarëve politik erdhën në pushetet dhe duke vënë nën KTHETRA çdo Institucion, e mbajtën pushtetin për (20) vjet.

Si disa njerëz që në Kohë Paqë COPTUAN TERITORIN TEK PJESA ME MALIN E  ZI, e disa tjerë ishin në gjendje të FALIN KRIMET SERBE, në kembim të Amnestisë për të kaluarën e tyre të errët.

Qysh dojna me Festue ditën e Vetëranit, kur SHKAU ka mbush depotë me armë në Mitrovicën e Veriut dhe kur t’i teket ta merr nën kontroll 17.5% të teritorit.

Krejt këto i kemi berë vet vëllezër, duke HESHT, nga frika që na marrin statusin e Vetaranit, dhe vdesim urie.

 A thua  gjeneratat qe vijnë, a do t’mund ti gënjeni siç gënjyet shumicën e popullit më të vuajtur. .?

Lini një Përgjigje

Konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë?

“Hoxhallarët që flasin kundër Skënderbeut tonë, nga serbët paguhen”