in

Diella me bekimin e Ramës, u nis drejt New Yorkut!

Sherif Ramabaja

Siç është bërë e ditur Asambleja e OKB është hapur për t´i shqyrtuar shkeljet e hapësirave ajrore të Polonisë e Estonisë nga Rusia, si dhe gjendjen alarmante në Gaza, me synim njohjen e shtetit palestinez . Në Asamblenë e OKB do të përfaqësohen të gjitha shtete anëtare të saj, kuptohet me burrështetasit e tyre shtetërorë.

Tirana zyrtare do të prezantohet gjithsesi, po kësaj here kryeministri Rama është kujdesur për një surprizë të radhës. Shqipëria do të përfaqësohet nga ministrja e tenderave, zonja Diella.

 Ky lajm ende nuk është bërë i njohur për publikun e gjerë, mundësisht surprizat  mbahet, aq sa është e mundur, në fshehtësi, në mënyrë që të ishte një befasi për pjesëmarrësit e Asamblesë.

Supozohet se hyrja befasuese e Diellës në Asamble, do të ngjallte emocionet te të pranishmit. Shpresohet që të gjithë do të ngritën në këmbë dhe me ovacione, ta përshëndesin praninë e saj.

Një pritje e tillë, do ta zgjonte kureshtjen e Diellës dhe shqiptarëve nga mbarë bota. Fjalimi i saj pritet të jetë i zjarrtë. Diella me qëndrimin e saj, mund të ndikonte edhe në bindjet politike te pjesëmarrësit, në mënyrë që të votonin për të mirën e njerëzimit, pa u ndikuar nga politika ditore.

Po ndodhi kjo, do të ishte një fenomen që do t’ia rriste famën Ramës, po edhe  tërë popullit shqiptar.

Dënimi i hapësirës ajrore nga Rusia, ndaj shteteve të NATOS, pritet se do të aprovohet edhe nga Diella, po kur është në pyetje njohja e shtetit Palestinez, nuk mund të parashikohet se si do të veproj ajo.

 Po të vihet rastësisht në anën palestineze, pro njohjes së shtetit Palestinez, do të kritikohej Rama, se ai qëndron pas programimit të saj, por po vendosi në favorin izraelit, po ashtu do të merret në pranga Rama, duke e akuzuar se ka zgjedhur një kurs plotësisht të kundërt, duke i injoruar vuajtjet e popullsisë civile.

Si do që të vepronte Diella, Rama do të prangohej. Ajo do të llogaritet se është pjellë e tij, prandaj çdo vendim i saj, do të rëndoi mbi qafën e kryeministrit.

Me rëndësi do të ishin edhe opinionet e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore (Lugina), ata të Malit të Zi dhe të diasporës,

Opinionet nga Shqipëria të shumtën përputhen me mendimin e kryeministrit, por opinionet nga Kosova, të shumtën shkojnë krejtësisht në drejtim të kundërt. Opinionet nga Shqipëria në këtë rast janë të ndikuara nga nostalgjia ndaj palestinezëve, ashtu siç paraqitej nga diktatura enveriste, kurse nga këndvështrimi i kosovarëve ky mit nuk qëndron nga shumica e tyre, duke e ditur animin e popullit palestinez ndaj Serbisë dhe Rusisë, gjenocidiale e raciste.

Populli shqiptar në Maqedoni niset më tepër nga drejtimi islamist, kurse ata të Kosovës Lindore (Luginës), janë të ndarë: gjysma kanë qëndrim të njëjtë me kosovarët, kurse gjysma përputhen me qëndrimin e atyre në Maqedoni.

Për shqiptarët në Mal të Zi nuk ka hulumtime, po nuk do të ndryshonin shumë nga mendimi i përgjithshëm shqiptar, kurse sa i përket diasporës, shumica përputhen me mendimin që mbretëron në Kosovë.

Siç po shihet për Diellën nuk do të jetë aspak lehtë, se si do të përcaktohet. Nën prizmin e mosmarrëveshjeve të shqiptarëve, Diella mund të zhgënjehet dhe papritur mund ta dorëzoi mandatin tërësisht, apo do t´u përmbahet vetëm udhëzimeve të padroni të saj, Ramës.

Pra të gjithë sytë e shqiptarëve këto ditë janë drejtuar drejt OKB, ku diskutimin e saj pritet ta paraqes Diella. Si do të pritet ky diskutim dhe si do të reagojnë shqiptarët duhet të presim. Misioni me Diellën vazhdon.

Mars – Rover (Satirë)

Osmani: Trump parandaloi përpjekjen e Serbisë për përshkallëzim

Më mirë në vorr se sa horr!”