Pal Shtufi
.E di që vërejtjet e mia nuk u pëlqejnë disa njerëzve ose disa grupeve politike, por ju, mërgimtarë të dashur, vetë do të ballafaqoheni pikërisht me vërejtjet që unë i numëroj më poshtë, e të cilat kanë të bëjnë me shëndetin tuaj e të fëmijëve tuaj.
1. Ju e dini që HELMIMET me ushqim, kryesisht me mish, janë normalitet në Kosovë. Varfëria i bë njerëzit të ngurojnë t’i hedhin ushqimet me afat të skaduar prandaj rrezikojnë jetë njerëzish, sepse të gjithë e dinë që shteti nuk dënon asnjeri për vepra të tilla.Para një viti pata organizuar një darkë me familjen time të madhe. Shkuam në restorantin e njohur në Shirokë të Suharekës, Enoteka. Atë natë, nga mishi i prishur janë helmuar rreth 15 familjarë të mi, të gjithë ata që konsumuan mish. Ankesat tona as që i mori njeri parasysh, me përgjigjen tanimë stereoptipe: “ku me ditë ku jeni helmuar. Te na s’ka shans. Na e kemi mishin ma të mirin në vend”
2. Pra, në Kosovë nuk dënohen pronarët e restoranteve, nëse në to helmohen njerëz. Nuk dënohen as marketet e mëdha ose të vogla kur shesin ushqime të helmuara. Nuk dënohen importuesit e mishit, i cili vjen kryesisht nga Brazili ose ndonjë vend tjetër i largët – sidomos mishi i pulës.
3. KUJDES, në lokale mos konsumoni gjëra që përbëjnë majonez (Mayonnaise)! Shumica e lokaleve ushqyese e bëjnë vet dhe ky produkt gjithçka është tjetër, pos majonez nuk është. Pra, majonezi “shtëpiak” është ndër burimet kryesore të helmimit në Kosovë. Mos e konsumoni askund dhe asnjëherë!
4. Jo më shumë se 10% të restoranteve i kanë WC-të e mjaftueshme për mysafirët e vetë. As 20% të restoranteve nuk mbajnë pastërti elementare të WC-ve, këtë burim të shumë infeksioneve. Më mirë mos i shfrytëzoni këto WC. Vetëm në Prishtinë, për mungesë WC-sh dhe të higjienës, një inspektim profesional mund t’i mbyllë mbi 50% të kafiterive dhe restoranteve. Por kjo nuk ndodhë, sepse pushtetarët janë pjesë ndihmëse e këtij degradimi.JA NJË SHEMBULL. Disa lokale të njohura në qendër të Prishtinës e që kanë rreth 20-25 tavolina (rreth 80-100 mysafirë), e kanë vetëm nga një WC. Pra, e njëjta përdoret për burra e gra. Le që duhet me pritë në rend aty, por kushtet higjienike janë katastrofale. Të njëjtat lokale për çdo ditë vizitohen nga politikanët dhe pushtetarët, por asgjë nuk ndryshon, pos lloji i përqafimeve me pronarët e atyre lokaleve. Madje, edhe Valon A. Syla i viziton këto lokale!
5. KUJDES USHQIMET E HAPURA, të cilat i gjeni në të gjitha marketet e Kosovës. Një video ua kam sjellë si shembull konkret, por ka edhe shumë artikuj tjerë, të cilët edhe nëse janë prodhim i mirë, ato nuk i plotësojnë kushtet elementare të paketimit. Në çdo kohë, çdo person mund t’i helmojë ushqimet që nuk janë të mbyllura sipas standardeve higjienike. Mos i konsumoni ushqimet e tilla! As për këto nuk kujdeset askush. Pushtetarët nuk kanë kohë dhe as diponim me u marrë me gjëra kaq të vogla. Merruni ju, mërgimtarë dashur – MOS I KONSUMONI!SHËNIM:- Për aferën e mishit të prishur nga Belgjika, 20 tonë, si dhe 34 tonë mish të skaduar në Pejë, pati 24 të arrestuar. Ka pasur dhe shumë afera tjera ku janë përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të prodhuesve të produkteve të mishit në Kosovë, por që të gjithë, pas 5-6 ditësh janë liruar nga paraburgimi dhe sot ecin me xhipa t’zi dhe me syze shumë të errëta. Dihet pse. Pushtetarët nuk hanë kashtë, por euro!Mirëkuptoni vendasit, por mos ia shtoni Republikës asnjë të keqe. Përkundrazi, ndihmoni që ato të zvogëlohen gjithnjë e më shumë.


