Shuquri Sejdijaj
Shkrimtari dhe gazetari Diamant Salihu merr çmimin Bernspriset 2021 për librin e tij “Tills alla dör”(Deri sa të vdesin të gjithë), ku me empati dhe gazetari, pa anuar nga klishetë, përshkruan dhunën dhe jetën e përditshme në një pjesë të pambrojtur të Stokholmit.
Bernspriset ose Bernsstipendiet është një çmim vjetor që jepet nga PEN-i suedez që nga viti 1966 për një autor, gazetar ose fotograf, i cili “ka dhënë kontribut të çmuar në pasqyrimin e kulturës dhe natyrës së Stokholmit, institucioneve dhe zhvillimit të tij ose jetës së Stokholmit në forma tjera.
”Kohë më parë, Diamant Salihu ka fituar edhe çmin e njohur “Zëri i vitit 2021”.*PEN-i suedez është një shoqatë ideale suedeze e cila mbështet shkrimtarët e kërcënuar ose të burgosur dhe angazhohet për fjalën e lirë dhe solidaritet.


