(E plotësuar) Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.
Këto bastisje nuk i ka komentuar ZPS-ja. Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së, në një përgjigje për RTK tha se nuk e komenton bastisjen e sotme. “Faleminderit për pyetjen tuaj. Megjithatë, SPS nuk komenton hetimet e saj”, tha ai.
Vazhdon të bastiset banesa e ish-këshilltarit të Thaçit
(E plotësuar) Po vazhdon të bastiset banesa e Adil Behramajt ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Prezentë janë përfaqësues të prokurisë Speciale të Hagës, të cilët po i asistojnë edhe nga Policia e Kosovës për të kryer bastisjen.
Në lagjen Dragodan, sipas burimeve jozyrtare, RTK ka mësuar se nga ora 8 e mëngjesit po bastiset banesa e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Aktualisht nuk shihen forca e EULEX-it, por të pranishme janë vetëm mediet.