in

Dhjetë të vdekur dhe 13 të lënduar në një qytet jugor të Pakistanit

Dhjetë të vdekur dhe 13 të lënduar në një qytet jugor të Pakistanit nga një shpërthim.  

Zëdhënësi policor, Sohail Jokhio, tha të shtunën se shpërthimi qartazi u shkaktua, kur diçka e ndezi gazin që ishte grumbulluar në sistemin e kanalizimit nën ndërtesën e një banke në lagjen Shershah të Karaçit, shkruan TRT, përcjell Gazeta Express.

Jokhio tha se nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi ndezje të gazit, por se një ekip i ekspertëve të mjeteve shpërthyese janë ftuar për ta hetuar rastin.

Dr. Sabir Memon nga Qendra e Traumës në Karaçi tha se dhjetë persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, së paku tre prej tyre rëndë.

Jokhio tha se dritaret në ndërtesat afër vendit të ngjarjes janë thyer dhe një automjet është dëmtuar rëndë.

Shumë rrjete kanalizimi në qytet janë mbuluar, kryesisht në mënyrë të paligjshme, përmes ndërtimit të strukturave të betonit mbi to.

Lini një Përgjigje

Jusuf Buxhovi: Për vrasësin e lirisë, islamin politik dhe mjegullnajen "akademike"

CNN: Rusia grumbullon trupa afër Ukrainës