Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Tashmë janë bërë të ditura rezultateve e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani me 300.788 vota.
E, pas Vjosa Osmanit në Listën e përbashkët me LVV-në, i dyti renditet Glauk Konjufca me mbi 200 mijë vota.
Pos Konjufcës, besimin e qytetarëve për një ulëse në Kuvend e mori edhe Arben Vitia, duke u renditur i 3-ti.
Pas tij vijnë, Donika Gërvalla, Vasfije Krasniqi, Mimoza Kusari, Avni Dehari, Armend Muja, Hekuran Murati e Haxhi Avdyli.
10-shes së parë në Partinë Demokratike të Kosovës, i prinë kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj me mbi 100 mijë vota.
Pas tij, renditet Uran Ismajli me mbi 26 mijë vota.
Bedri Hamza, Mërgim Lushtaku, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Xhavit Haliti e Bekim Haxhiu përmbyllin 10shën më të votuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është më i votuari në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hoti ka marrë afër 70 mijë vota.
Pas Hotit, i dyti renditet Kujtim Shala.
Lumir Abdixhiku me mbi 25 mijë vota, renditet i 3-ti.
Pas Abdixhikut, renditen, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Arben Gashi dhe Besian Mustafa.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arriti të sigurojë vetëm 8 ulëse në Kuvend.
Më së shumti vota kanë marrë vëllezërit Haradinaj. Derisa Ramush Haradinaj ka marrë mbi 41 vota, Daut Haradinaj ka marrë afër 14 mijë vota.
I treti me më së shumti vota është Besnik Tahiri, pastaj renditet Bekë Berisha me dhe Time Kadrijaj, Pal Lekaj dhe Albena Reshitaj./ GB